HomeAktualeTakohen Kurti e Hamza, ja për çka biseduan

Takohen Kurti e Hamza, ja për çka biseduan

spot_img

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, një ditë pas shpalljes së aktgjykimit në shkallën e parë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Duke e vlerësuar aktgjykimin të padrejtë, të rëndë dhe me pasoja të gjera, kryeministri Kurti theksoi se ai duhet ndryshuar pozitivisht në shkallën e apelit.

Kurti e Hamza ndanë mendimet dhe përshtypjet e tyre si dhe diskutuan se cilat do të ishin rrugët e mënyrat që duhet ndjekur përpara për të korrigjuar vendimin e djeshëm.

Kryeministri Kurti dhe kryetari Hamza u zotuan për komunikim të rregullt dhe të drejtpërdrejtë për çështjet e interesit publik, shtetëror dhe kombëtar.

“Rezistenca e popullit tonë dhe lufta çlirimtare, përveçse të drejta, ishin të domosdoshme në rrugën për liri dhe pavarësi. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përgjigje organizative e shqiptarëve ndaj një regjimi shtetëror shtypës sikurse ai i Jugosllavisë së Serbisë së Millosheviqit, që i ka të dokumentuara krimet: nga represioni sistematik deri te aparteidi, nga mohimi i të drejtave themelore njerëzore e qytetare deri te spastrimi etnik dhe gjenocidi”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Lajmet e Fundit

Burim Ramadani: UÇK është vetë historia jonë

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar përmes një postimi pas zhvillimeve të fundit...

Edita Tahiri kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë miratimin e Rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas diskutimeve të deputetëve në Kuvendin e...

FFK organizon kursin e radhës për Licencën UEFA C për trajnerë

Federata e Futbollit e Kosovës organizon kursin e radhës për trajnerë të Licencës UEFA...

Biletat për Kosovë–Irlandë dalin në shitje, këto janë çmimet

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosovë –Irlandë, në...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...