HomeSportBiletat për Kosovë–Irlandë dalin në shitje, këto janë çmimet

Biletat për Kosovë–Irlandë dalin në shitje, këto janë çmimet

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosovë –Irlandë, në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve – Liga B, e cila zhvillohet më datë 24 shtator 2026 në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje.

Biletat mund t’i blini në linkun e mëposhtëm: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 20 euro, Lindje 30 euro, Perëndim 50 euro, VIP 150 euro.

VINI RE!

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjidhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet bileta si dhe fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

Lajmet e Fundit

Burim Ramadani: UÇK është vetë historia jonë

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar përmes një postimi pas zhvillimeve të fundit...

Edita Tahiri kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë miratimin e Rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas diskutimeve të deputetëve në Kuvendin e...

FFK organizon kursin e radhës për Licencën UEFA C për trajnerë

Federata e Futbollit e Kosovës organizon kursin e radhës për trajnerë të Licencës UEFA...

Endrit Thaçi nga protesta: UÇK-ja është e pastër, besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi i është bashkuar protestës së sheshin “Skënderbeu”...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...