Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar përmes një postimi pas zhvillimeve të fundit lidhur me ish-krerët e UÇK-së.
Ramadani ka theksuar se populli i Kosovës nuk i harron vuajtjet dhe se sfidat nuk e dobësojnë atë.
“Nuk ka asgjë më të shenjtë se lufta për liri. Populli i Kosovës nuk harron vuajtjet, nuk dobësohet nga sfidat. UÇK është vetë historia jonë!”, ka shkruar Ramadani.

