HomeAktualeKosovë,

Kosovë,

spot_img

Shkruan: Valon Murtezaj

ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që është privilegj që rëndom shijohet gabimisht nga politikanët, mbi të gjitha dhe përtej çdo gjëje tjetër është nder i shërbimit publik, se çdo pozitë autoriteti është besim i shenjtë, është përgjegjësi që jetohet dhe mban gjallë shpresat e popullit.

Të gjithë ne duhet të hedhim poshtë keqkuptimin e madh dhe iluzionin se pushteti ekziston për vetveten. Sepse, gjithë të dashur, në radhë parë bashkëqytetarë, pushteti e gjen kuptimin e tij të vetëm të vërtetë kur i shërben të mirës së përbashkët, forcon liritë dhe drejtësinë, dhe mbron dinjitetin e çdo njeriu, çdo qyteri pa asnjë dallim.

Në Kosovë, atdheun e mëmëdheun tonë të dashur, tokën e sakrificës e dhimbjes, truallin e dëshmoreve dhe dëshmorëve për liri, tani duhet ndërgjegjja të flasë më fort se ambicia.

Në Kosovë sot, në atdheun e të rejave e të rinjve që kanë ëndrra e shpresë, është koha që e vërteta për jetë më të mirë e mbushur më mundësi, të triumfojë, dhe që urtësia e pjekuria të udhëheqë vendimet për të sotmen dhe të ardhmen.

Ka ardhur koha që qytetarët dhe udhëheqësit njësoj të pranojnë se, demokracia nuk mund të mbijetojë nëse nuk jeton në radhë të parë përmes karakterit humanist të shërbimit. Demokracia kërkon ndërgjegje njerëzore dhe përgjegjësi për të shërbyer në të mirën e qytetarëve.

Prandaj, politikanët dhe përfaqësuesit e popullit, sot në Kosovë, duhet të përqafojnë politikën e shërbimit, të përgjegjësisë ndaj atdheut, të shpresës për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne, e në radhë të parë për të rejat e të rinjtë.

Ju bëj thirrje politikanëve në Kosovë, pa dallim, që ta kenë fokusin dhe vullnetin, mendjen dhe shpirtin, në shërbim të së mirës dhe besimit të qytetarëve, dhe Republikës së Kosovës, vend europian, ku e mira e përbashkët dhe liria, dinjiteti dhe progresi shoqëror, janë interesi më i lartë që qëndron mbi çdo interes tjetër.

Koha nuk është nesër.
Koha është tani.

Lajmet e Fundit

AAK bojkoton seancën e nesërme të Kuvendit, paralajmëron referimin e çështjes në Kushtetuese

Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Aleancës ka aprovuar mbështetjen për Grupin Parlamentar të...

Endrit Thaçi poston muralin e katërshes së UÇK-së që u zbulua në Prishtinë

Në Kryeqytet është zbuluar pasditen e sotme një mural i ri, i cili i kushtohet...

Prishtina dhe Llapi shënojnë fitore bindëse në Superligë

Prishtina ka shënuar fitore të thellë ndaj Drenicës, duke triumfuar me rezultat 4-1, në...

UP mirëpriti përfaqësuesit e projektit „STRUCTUVET” nga Universiteti Autonom i Barcelonës dhe Universiteti i Milanos

Në takim u diskutua për modernizimin e kurrikulës së Mjekësisë Veterinare dhe forcimin e...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...