HomeOpinioneTradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

spot_img

Shkruan: Hisen Berisha

Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me datën 8 nëntor 2022.
“Jam i bindur se kryeministri po rrëshqet aty ku e kam paralajmëruar… Ju po rrëshqitni drejt diçkaje tjetër dhe ajo do të jetë tradhtia ndaj vendit.”

Me po të njëjtën gjuhë i jam drejtuar në një reagim/publicistikë të publikuar më 22 tetor 2022, me titull:
“Albin ik se po rrëshqet në tradhti”

“Kështu që ‘Albin ik’! Ik se po rrëshqet në tradhti, e tradhtia ka çmimin tradicional.”

Sot, dalin vetë njerëzit më të afërt të tij si ish-presidentja Vjosa Osmani, e do dalin edhe t’tjerë, dhe po flasin për veprimet, marrëveshjet dhe lojërat që janë bërë prapa skenës së dialogut të katërshes mosnjohëse të Kosovës shtet i pavarur: Borel, Lajçak, Vuçiq e Kurti.
Bashkëpunëtorja e tij në çdo veprim e vendim antishtet, kandidatja për presidente në listën e LDK Vjosa Osmani, po dëshmon se aty ka pasur shumë më tepër sesa propaganda që i është servirur popullit.

Pra, vetë ish-bashkëudhëtarja e tij politike dhe institucionale, Vjosa Osmani, pranon publikisht se Albin Kurti “ka qëndruar i vetmuar me Vuçiqin e Lajçakun për orë të tëra” dhe se “nuk e di se çka ka biseduar”.
Pra, presidentja e shtetit po deklaron se kryeministri ka zhvilluar negociata të mbyllura, pa transparencë institucionale, pa raportim dhe jashtë kontrollit kushtetues të shtetit.

Por kjo e rëndon edhe vetë pozitën e saj politike e kushtetuese.

Sepse, e para, ka qenë në dijeni të asaj që po ndodhte dhe ka heshtur para qytetarëve e institucioneve, e dyta, nuk ka pasur fare kontroll institucional mbi procesin më të rëndësishëm shtetëror të Kosovës.
Të dyja janë alarm për shtetin.

Por pyetja që sot ka edhe më shumë peshë është për Vjosa Osmanin:

Kur Albin Kurti qenka mbyllur me Vuçiqin dhe paskan ekzistuar marrëveshje të fshehta, ku ishe ti?
Pse nuk raportove në Kuvend?
Pse nuk e njoftove popullin për këto lojëra të errëta brenda politikës dhe kundër Kosovës?

Sepse heshtja në momente të tilla tradhtie ndaj interesave të shtetit, nuk është pafajësi.
Heshtja bëhet bashkëpërgjegjësi dhe bashkëfajësi.

E njëjta Vjosa Osmani që dikur ndërtoi karrierën politike duke akuzuar LDK-në për devijim nga fryma rugoviane, sot po rikthehet aty ku dikur shpalli “tradhtinë politike” dhe “kapjen e partisë”.
Jo për ta reformuar atë, por për ta përdorur si strehë elektorale personale.
Kjo nuk është qëndrueshmëri politike, kjo është tregues i ambicies së sëmurë dhe traditës në tradhti.
Kjo është riciklim i pushtetit mbi mashtrimin e memories kolektive.

Prandaj rikthimi i saj politik në LDK nuk paraqet kthim te parimet, por përpjekje për rehabilitim politik pas konsumimit të projektit të përbashkët me Kurtin, për tradhtinç ndaj integritetit dhe sovranitetit politik të shtetit. Ironia më e madhe është se po rikthehet pikërisht te subjekti që dikur e akuzonte për kapje, tradhti dhe devijim politik.

Dhe mos u mundoni ta pastroni vetën, duke hedhur baltë vetëm mbi të tjerët, kur vetë jeni të zhytur deri në fyt në atë baltë.

Pse nuk ke reaguar atëherë?
Pse heshte në një dyshim për tradhti?
Pra je pjesë e asaj tradhtie.

Kosova nuk ka nevojë për teatër politik.
Kosova ka nevojë për të vërtetën.

E vërteta është se dallimet mes tyre janë kryesisht elektorale dhe propagandistike, sepse në thelb po funksionojnë mbi të njëjtën platformë globale politike e ideologjike, ku Albin Kurti, Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe segmente të tjera nëpër subjekte të skenës politike, ndonëse paraqiten si kundërshtarë publikë, në momentet kyçe veprojnë brenda të njëjtit projekt të kontrollit institucional, relativizimit të sovranitetit dhe dobësimit të substancës kushtetuese të shtetit.

E vërteta e të gjithë juve që jeni bursist e argat të Soros, është defunksionalizimi institucional dhe zhbërja kushtetuese e shtetit të Kosovës.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...