HomeAktualeKurti: Pa marrëveshje për presidentin, konstituimi i Kuvendit rrezikon zgjedhje të reja

Kurti: Pa marrëveshje për presidentin, konstituimi i Kuvendit rrezikon zgjedhje të reja

spot_img

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se duhet të vazhdojnë diskutimet politike për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri, para se të procedohet me konstituimin e plotë të institucioneve.

Në një konferencë për media në Kuvendin e Kosovës, Kurti tha se një konstituim i Kuvendit pa një dakordim për çështjen e presidentit do të mund të çonte drejt shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të reja.

“Çfarëdo konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për çështjen e presidentit, praktikisht do të ishte parapërgatitje për shpërndarjen e Kuvendit”, tha Kurti.

Ai theksoi se nevojitet më shumë kohë për dialog politik, me qëllim që të shmanget një krizë e re institucionale.

Fjalimi i tij:

Fjala ime e plotë në konferencën për media në Kuvendin e Republikës së Kosovës:

Të nderuara media,
Të nderuar gazetarë,
Të dashur qytetarë,

Ashtu siç edhe theksuam edhe në nisje të seancës konstituive sot, për legjislaturën e njëmbëdhjetë, duam t’i japim shans vazhdimit të diskutimeve dhe arritjes së një marrëveshjeje politike apo konsensusi për çështjen e presidentit apo presidentes së re.

Çfarëdo konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për çështjen e presidentit, praktikisht do të ishte parapërgatitje për shpërndarjen e Kuvendit. Në këtë mënyrë dhënia e mundësi e dialogut politik për të arritur marrëveshje është mënyra dhe zgjidhja e duhur për konstituimin e plotë të institucioneve tona, ashtu siç e do rendi dhe ashtu siç kanë votuar qytetarët në zgjedhjet e lira e demokratike, ndonëse të parakohshme e të panevojshme të 7 qershorit.

Ne, që nga certifikimi i rezultateve pa humbur kohë kemi dashur t’u japim shans diskutimeve, ashtu siç patën kërkuar partitë tjera pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025. Por, fatkeqësisht, për shkak të dinamikave dhe zhvillimeve të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, diskutimi u suspendua dhe takimin e radhës e patëm tek pardje, që nuk ishte kohë e mjaftueshme për të arritur një dakordim politik.

Me këtë rast duhet theksuar se përballë kësaj situate, e cila ka përvojë e trashëgimi, konsideroj që është e nevojshme t’i jepet shansi vazhdimit të diskutimeve para se të lëvizim para me konstituimin e Kuvendit, gjë që do të mund ta vështirësonte mandej marrëveshjen potenciale dhe evitimin e zgjedhjeve të radhës.

Prandaj, na duhet të marrim kohë shtesë për diskutime, dhe vetëm atëherë kur të kemi arritur dakordim për çështjen e presidentit, të procedojmë me konstituimin e institucioneve të tjera.

Herën e kaluar e pamë se, pa e zgjidhur çështjen e Presidentit, kot e konstituojmë Kuvendin apo votojmë e formojmë Qeverinë, sepse vendi u desh të shkonte në zgjedhje. Tri palë zgjedhje për 16 muaj: 9 shkurt 2025, 28 dhjetor 2025 dhe 7 qershor 2026.

Të nderuar gazetarë, të dashur qytetarë,

Është e nevojshme dhe e domosdoshme t’i kthehemi diskutimeve për ta zgjidhur çështjen e presidentit dhe kur të kemi një marrëveshje, ta ftojmë vazhdimin e seancës konstituive. Pra, kur të jemi siguruar se kemi bërë çdo gjë për të evituar shkuarjen edhe në një palë zgjedhje të panevojshme për shtetin, të paarsyeshme për qytetarët, e të dëmshme për buxhetin dhe ekonominë.

Më lejoni që edhe një herë të urojë të gjithë 120 deputetët. Nuk mungoi asnjëri sot. T’ua uroj dhënien e betimit dhe zgjedhjen deputet të Kuvendit të Republikës, të legjislaturës së njëmbëdhjetë. Ju dëshiroj gjithë të mirat secilit prej tyre dhe punë të mbarë e suksese në një legjislaturë, e cila nuk do të duhej të ndërpritej për disa javë me shkuarje në zgjedhje të reja, meqë nuk arritëm përsëri të zgjedhim presidentin e na u desh ta shpërndajmë Kuvendin.

E falënderoj në veçanti, për një takim që kemi pasur, kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, dhe kryetarin e LDK-së, për tri takime gjithsej, Lumir Abdixhikun. Për konstruktivitetin, për atmosferën në takime, ku kemi ndarë bashkë sfidat që i ka shteti ynë përpara, dhe uroj që ky lloj komunikimi e bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tej.

Natyrisht që jam i interesuar ta vazhdojë diskutimin për marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por edhe njëherë i bëj thirrje kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës, së voni tash edhe kryetar i AAK-së, por edhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, i cili dikur siç e dini ka qenë Guvernator i Bankës Qendrore, ka qenë ministër i Financave në Qeveri, ka qenë kryetar i komunës jugore të Mitrovicës, njeri me përvojë profesionale e institucionale, që të takohemi, që të bisedojmë.

Sepse nëse kryetari i Kuvendit i takon subjektit fitues, që është Lëvizja Vetëvendosje. Dhe nëse Qeverinë e formon mazhoranca, që jemi ne me 62 deputetë për dallim prej 66 sa i kemi pasur herën e kaluar. Pra, këto dyja, nëse janë përgjegjësi e jona, zgjedhja e presidentit, që në rast dështimi na çon në zgjedhje të reja, është përgjegjësi edhe e PDK-së edhe e AAK-së.

Pra, konstituimi i institucioneve nuk është përgjegjësi ekskluzive e fituesit. Na duhet diskutim, na duhet komunikim e bashkëbisedim. Unë jam i vullnetshëm, i interesuar edhe i gatshëm.

Faleminderit edhe njëherë të gjithëve! E, tash mund t’ju përgjigjemi pyetjeve tuaja.

Lajmet e Fundit

Nga Bugatti te Lamborghini, Ronaldo ekspozon supermakinat e tij marramendëse

Cristiano Ronaldo ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi publikoi një fotografi nga garazhi...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

PDK: Kurti zgjodhi sërish bllokadën dhe shpërfilli aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj për dështimin e seancës së sotme...

IKD: Ndërprerja e seancës cenon Kushtetutën, s’arsyetohet me mungesën e marrëveshjes

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësimin për ndërprerjen e seancës së...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...