HomeSportFFK organizon kursin e radhës për Licencën UEFA C për trajnerë

FFK organizon kursin e radhës për Licencën UEFA C për trajnerë

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës organizon kursin e radhës për trajnerë të Licencës UEFA C.

Kursi do të mbahet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku do të zhvillohen ligjëratat dhe aktivitetet praktike.

Kursi do të fillojë më 2 nëntor 2026 dhe do të zhvillohet gjatë muajit nëntor, ndërsa pjesëmarrja në ligjërata është obligative. Pas përfundimit të ligjëratave dhe praktikës, kandidatët do të zhvillojnë edhe punë praktike në klub, ndërsa më pas do të vijojë faza e provimeve.

Provimet përfshijnë provim me shkrim, provim foljor dhe provim praktik.

Pagesa për Kursin e Licencës C është 350€.

Kriteret për aplikim janë:

• Certifikata shëndetësore, jo më e vjetër se gjashtë muaj;

• Dëshmi që kandidati nuk është i dënuar dhe nuk është nën hetime për ndonjë vepër penale;

• Dëshmi mbi edukimin (diploma e shkollës së mesme së paku);

• Minimumi i moshës së kandidatit duhet të jetë 18 vjeç.

Aplikimi

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës online në ueb faqen e Federatës së Futbollit së Kosovës (https://ffk-kosova.com/coaches), deri më 30 shtator 2026.

Aplikacionet e pakompletuara dhe dokumentet që nuk janë të skenuara qartë nuk do të merren parasysh.

Lajmet e Fundit

Burim Ramadani: UÇK është vetë historia jonë

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar përmes një postimi pas zhvillimeve të fundit...

Edita Tahiri kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë miratimin e Rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas diskutimeve të deputetëve në Kuvendin e...

Biletat për Kosovë–Irlandë dalin në shitje, këto janë çmimet

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosovë –Irlandë, në...

Endrit Thaçi nga protesta: UÇK-ja është e pastër, besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi i është bashkuar protestës së sheshin “Skënderbeu”...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...