Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur protestë për të premten.
Gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami, ka njoftuar se në konferencë u bë e ditur se protesta do të fillojë në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Gazmend Syla nga kjo organizatë tha se zhvillimet e fundit, kanë tentuar ta vendosin në një balancë luftën e UÇK-së me atë që ka ndodhur gjatë viteve 1998-1999.

