HomeAktualeA u diskutua zhbërja e Speciales? Hamza: Po flasim për përshtatje në...

A u diskutua zhbërja e Speciales? Hamza: Po flasim për përshtatje në një situatë të re, jemi të gatshëm

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se mbledhja e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar, nuk është zhvilluar me qëllim të një kërkese për zhbërjen e Gjykatës Speciale, pas vendimit dënues ndaj katër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hamza, në një konferencë për media, tha se PDK-ja nuk do t’i ikë përgjegjësisë lidhur me obligimet që, sipas tij, janë marrë në raport me këtë gjykatë, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, ai bëri të ditur se varësisht nga hapat e mëtejmë që do të ndërmerren në drejtim të kësaj çështje, ky subjekt politik i ka 22 nënshkrime të gatshme.

“PDK i ka nënshkrimet e gatshme, domethënë 22 nënshkrime janë të gatshme, dhe varësisht prej nevojave ne do të procedojmë edhe prej situatave të krijuara”, tha Hamza.

Por, kreu i kësaj partie theksoi se nuk po flitet për zhbërjen e Gjykatës Speciale, por për përshtatje ndaj një situate të re.

“Ne nuk po flasim për zhbërjen e Gjykatës Speciale, po flasim për përshtatjen në një situatë të re”, u shpreh ai.

Hamza tha po ashtu se PDK-ja nuk dëshiron t’i shmanget obligimit që lidhet me hetimin e pretendimeve të përfshira në raportin e Dick Martyt.

“Ne nuk po i ikim obligimit që e kemi marrë, që Gjykata t’i hetojë, t’i prezantojë, t’i faktojë të gjitha gjetjet e raportit të Dick Martyt, për çka edhe është krijuar Gjykata. Dhe çka do që të ketë nga ai raport për trafikime organesh e çështje të tjera, Shtëpinë e Verdhë e dimë që ka qenë objekt i ndërtimit të atij raporti dhe bazë për krijimin e kësaj gjykate, aty do jemi, ne nuk i ikim kësaj përgjegjësie”, tha Hamza.

Lajmet e Fundit

Burim Ramadani: UÇK është vetë historia jonë

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar përmes një postimi pas zhvillimeve të fundit...

Edita Tahiri kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë miratimin e Rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas diskutimeve të deputetëve në Kuvendin e...

FFK organizon kursin e radhës për Licencën UEFA C për trajnerë

Federata e Futbollit e Kosovës organizon kursin e radhës për trajnerë të Licencës UEFA...

Biletat për Kosovë–Irlandë dalin në shitje, këto janë çmimet

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosovë –Irlandë, në...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...