HomeAktualeGruda: PDK-ja pret lirimin e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, do ta...

Gruda: PDK-ja pret lirimin e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, do ta mbrojmë të vërtetën për luftën e UÇK-së

spot_img

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda është shprehur se PDK pret lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga të gjitha aktakuzat, sepse lufta mbrojtëse dhe çlirimtare e Kosovës të nuk mund të vendoset në të njëjtin plan me politikën shtetërore të agresionit, represionit dhe spastrimit etnik të regjimit serb.

Gruda, në një konferencë për media, 18 orë para shpalljes së verdiktit final nga Gjykata Speciale në Hagë, ka thënë se Kosova pret drejtësi.

Gruda paralajmëroi se në rast se do të merret një vendim ndryshe, ai do të kundërshtohet me vendosmëri, me argumente dhe me të gjitha mjetet juridike e demokratike në dispozicion.

“Prandaj, edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë u kërkojmë të njëjtën gjë që kemi kërkuar gjithmonë: drejtësi të bazuar në prova, standarde të barabarta dhe respekt për të vërtetën historike të Kosovës”, tha deputeti i PDK-së.

Duke kujtuar represionin, dhunën, dëbimet, vrasjet dhe krimet e kryera ndaj popullit të Kosovës për dekada, Gruda tha se historia nuk mund të rishkruhet.

Ai u bëri thirrje të gjithë akterëve publikë ta ruajnë qetësinë dhe të mos krijojnë panik të panevojshëm te qytetarët.

Lajmet e Fundit

Ademi në Selanik me Çeferinin: Kosova gjithnjë e më e fuqishme në familjen e UEFA-së

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po merr pjesë në aktivitetet e organizuara në...

Assane Diatta shpallet “Ylli i Javës” për xhiron e gjashtë

Futbollisti i FC Prishtinës, Assane Diatta, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e...

Rama uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës, e fton për vizitë në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi për mandatin e ri qeverisës nga...

PDK-ja dorëzon në Kushtetuese lëndën e dytë, konteston zgjedhjen e Qeverisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, dhe deputeti Përparim...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...