HomeAktualeAdemi në Selanik me Çeferinin: Kosova gjithnjë e më e fuqishme në...

Ademi në Selanik me Çeferinin: Kosova gjithnjë e më e fuqishme në familjen e UEFA-së

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po merr pjesë në aktivitetet e organizuara në Selanik me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Federatës Greke të Futbollit, ku po zhvillohet edhe mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Në këtë ngjarje janë mbledhur drejtues dhe përfaqësues të federatave evropiane, si dhe personalitete të njohura të futbollit.

Përfaqësuesit e FFK-së, kryetari Agim Ademi ka zhvilluar takime me miq e kolegë nga familja e UEFA-s, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve me federatat evropiane.

Postimi i Ademit: 

Kënaqësi të jem sot në Selanik, ku po mbahet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, si dhe aktivitetet e organizuara me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Federatës Greke të Futbollit.

Në këtë ngjarje të rëndësishme po marrin pjesë drejtues e përfaqësues të federatave, si dhe shumë personalitete të shquara të futbollit evropian.

Ishte kënaqësi e veçantë të takohem me miq e kolegë nga familja e madhe e UEFA-s dhe të jem pjesë e aktiviteteve festive, ku në qendër ishin edhe fëmijët dhe e ardhmja e futbollit.

FFK vazhdon të jetë e pranishme dhe aktive në familjen evropiane të futbollit, duke forcuar miqësitë, partneritetet dhe bashkëpunimin me UEFA-n dhe federatat tjera. 🇽🇰⚽️

 

Lajmet e Fundit

Gruda: PDK-ja pret lirimin e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, do ta mbrojmë të vërtetën për luftën e UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda është shprehur se PDK pret lirimin...

Assane Diatta shpallet “Ylli i Javës” për xhiron e gjashtë

Futbollisti i FC Prishtinës, Assane Diatta, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e...

Rama uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës, e fton për vizitë në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi për mandatin e ri qeverisës nga...

PDK-ja dorëzon në Kushtetuese lëndën e dytë, konteston zgjedhjen e Qeverisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, dhe deputeti Përparim...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...