HomeAktualeRama uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës, e fton për vizitë...

Rama uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës, e fton për vizitë në Shqipëri

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi për mandatin e ri qeverisës nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Mandati juaj i ri qeverisës më ofron rastin e duhur t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për sukses. Gjithashtu, e shfrytëzoj këtë mundësi për të riafirmuar gatishmërinë time dhe të Qeverisë që unë drejtoj, për një bashkëpunim të gjithanshëm, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat, për të përshpejtuar hapat në rrugëtimin tonë sfidues drejtë Shtëpisë së Përbashkët Evropiane. Zbatimi sa më i plotë i marrëveshjeve të miratuara dhe shqyrtimi e angazhimi në projekte të reja, nga sektorët më të rëndësishëm e prioritarë, janë në dobi dhe do të përmirësojnë e pasurojnë më tej jetën e qytetarëve tanë”, shkroi mes tjerash kryeministri Rama.

Duke uruar përparim të gjithanshëm të Republikës së Kosovës, kryeministri Rama ftoi kryeministrin Kurti për vizitë në Republikën e Shqipërisë.

Lajmet e Fundit

Assane Diatta shpallet “Ylli i Javës” për xhiron e gjashtë

Futbollisti i FC Prishtinës, Assane Diatta, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e...

PDK-ja dorëzon në Kushtetuese lëndën e dytë, konteston zgjedhjen e Qeverisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, dhe deputeti Përparim...

Ndërron jetë Flora Brovina

Ka ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe...

Haradinaj uron Kukën: Gëzuar ditëlindjen, mjeshtër i madh

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar trajnerin e njohur të xhudos, Toni Kuka,...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...