HomeAktualeNdërron jetë Flora Brovina

Ndërron jetë Flora Brovina

spot_img

Ka ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë.

Brovina, e cila për vite me radhë ka qenë pjesë e skenës politike në vend, ka lënë pas një veprimtari të gjatë në shërbim të Kosovës.

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se sot Kosova humbi një atdhetare të madhe, një grua të guximshme që jetën e saj ia kushtoi lirisë, popullit dhe shtetit tonë.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Flora Brovinës, bashkudhëtares në shumë etapa të rrugëtimit tonë për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Flora ishte një atdhetare e paepur, e cila profesionin e mjekes e shndërroi në mision humanitar, duke qëndruar pranë popullit dhe luftëtarëve të lirisë në ditët më të rënda të Kosovës. Për veprimtarinë e saj, ajo u arrestua, u burgos dhe u dënua padrejtësisht nga regjimi serb, por as burgu dhe as dhuna nuk arritën ta thyenin”, ka shkruar deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ai ka thënë se qëndresa e saj u bë simbol i gruas shqiptare që nuk përkulet përpara shtypjes.

Edhe pas çlirimit, Flora vazhdoi t’i shërbente Kosovës me përkushtim, si deputete dhe si një nga gratë më të rëndësishme të jetës sonë institucionale. Në çdo përgjegjësi që mbajti, ajo e ruajti dashurinë për atdheun, dinjitetin njerëzor dhe besimin në shtetin e Kosovës. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt dhe mirënjohje si mike, bashkëpunëtore dhe atdhetare që i dha shumë lirisë dhe shtetit tonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Begu dhe Brovina, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajmet e Fundit

PDK-ja dorëzon në Kushtetuese lëndën e dytë, konteston zgjedhjen e Qeverisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, dhe deputeti Përparim...

Haradinaj uron Kukën: Gëzuar ditëlindjen, mjeshtër i madh

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar trajnerin e njohur të xhudos, Toni Kuka,...

Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët të mërkurën në ora 10:00 – transmetimi me 10 minuta me vonesë

Trupi Gjykues ka planifikuar shqiptimin e aktgjykimit në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit,...

Prishtina merr Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40 për vitin 2027

Prishtina do të marrë Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40 për vitin...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...