HomeAktualePrishtina merr Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40 për vitin...

Prishtina merr Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40 për vitin 2027

spot_img

Prishtina do të marrë Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40 për vitin 2027, ndërsa Samiti B40 pritet të mbahet në kryeqytetin e Kosovës në janar të vitit të ardhshëm.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka njoftuar se qyteti është ftuar zyrtarisht nga kryetari i Zagrebit dhe presidenti aktual i B40, Tomislav Tomašević, për të marrë drejtimin e rrjetit gjatë vitit 2027.

Sipas Ramës, marrja e Presidencës përbën një vlerësim për rolin e Prishtinës në rajon, por edhe një mundësi për ta shndërruar kryeqytetin në një platformë të dialogut, bashkëpunimit dhe zhvillimit ndërmjet qyteteve të Ballkanit.

Mbështetje për Prishtinën për marrjen e Presidencës ka shprehur edhe Qyteti i Sarajevës. Në letrën zyrtare, sipas Ramës, Sarajeva ka vlerësuar lidershipin e Prishtinës dhe orientimin e saj drejt gjithëpërfshirjes, partneritetit dhe vizionit evropian.

“Në 2027, Prishtina nuk do të jetë vetëm pjesë e tavolinës së qyteteve të Ballkanit, do ta udhëheqë atë”, ka shkruar Rama.
Ai e ka përmbyllur postimin me mesazhin: “Prishtina po rritet. Po lidhet. Po udhëheq”.

Lajmet e Fundit

Ndërron jetë Flora Brovina

Ka ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe...

Haradinaj uron Kukën: Gëzuar ditëlindjen, mjeshtër i madh

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar trajnerin e njohur të xhudos, Toni Kuka,...

Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët të mërkurën në ora 10:00 – transmetimi me 10 minuta me vonesë

Trupi Gjykues ka planifikuar shqiptimin e aktgjykimit në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit,...

Self kritikon Hagën, shpreson që “paragjykimet politike” të mos ndikojnë në vendimin për çlirimtarët

Kongresmeni amerikan Keith Self ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së, duke shprehur shqetësimin se...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...