Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, dhe deputeti Përparim Gruda, kanë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës lëndën e dytë me radhë për vlerësim kushtetues.
Këtë herë, PDK-ja ka kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit nr. 11-V-007, të 13 shtatorit 2026, për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Dorëzimi i kësaj kërkese vjen një ditë pasi PDK-ja dorëzoi në Kushtetuese lëndën që lidhet me procesin e konstituimit të Kuvendit.
PDK-ja kërkon që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë nëse procedura dhe vendimi për zgjedhjen e Qeverisë janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke argumentuar se çdo institucion i ri duhet të ketë një bazë të pakontestueshme kushtetuese.
PDK-ja kërkon me ngulm rikthimin në rendin kushtetues, jo në një rend të imponuar nga Lëvizja Vetëvendosje, duke insistuar se institucionet e Republikës duhet të funksionojnë vetëm mbi bazën e Kushtetutës dhe jo të vullnetit politik të një partie.

