HomeAktualeKurti në Irlandë kërkon ndihmë për procesin e anëtarësimit në BE

Kurti në Irlandë kërkon ndihmë për procesin e anëtarësimit në BE

spot_img

Kryeministri Albin Kurti, është pritur në takim në Parlamentin e Republikës së Irlandës nga përfaqësues të Komitetit për Çështje të Bashkimit Evropian.

Pjesë e takimit ishin kryesuesi Barry Ward, anëtari Ruairi O Murchu, sekretari Ivan Farmer, si dhe drejtori për Zgjerim dhe Njësinë për Evropën Juglindore i BE-së, Frank Smyth.

“Që rrugëtimi zyrtar i Republikës së Kosovës drejt BE-së, nëpërmjet marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim, të mos vonohet edhe më tej, është thelbësore që Këshilli të kërkojë mendim nga Komisioni për aplikimin e dorëzuar në dhjetor të vitit 2022”, tha Kurti.

Për Kosovën, tha ai, procesi nuk është më pak i rëndësishëm se arritja në cak, sepse “me përmbushjen e reformave përveç që lëvizim përpara në rrugën evropiane, përfitojnë qytetarët dhe forcohemi si shtet”.

Kryeministri tha se “populli i Kosovës është mirënjohës për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të Irlandës për Republikën tonë, që nga strehimi i refugjatëve e pjesëmarrja në kuadër të KFOR-it”.

Lajmet e Fundit

Hoti: Mbi 122 premtime të mëdha, Kurti nuk i përfshiu në buxhet

Avdullah Hoti, ish-kryeministër dhe tani deputet i LDK-së, në një intervistë në EURO n’T7,...

Ardian Gola merr pjesë në takimin e parlamentarëve të APKE-së në Hagë

Kryesuesi i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit...

Presidentja pranon letër urimi nga Van der Bellen: Austria mbështet përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga...

FFK-ja me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Kosovë – Izrael, ja çfarë duhet të dinë tifozët

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...