HomeAktualeHoti: Mbi 122 premtime të mëdha, Kurti nuk i përfshiu në buxhet

Hoti: Mbi 122 premtime të mëdha, Kurti nuk i përfshiu në buxhet

spot_img

Avdullah Hoti, ish-kryeministër dhe tani deputet i LDK-së, në një intervistë në EURO n’T7, ka thënë se janë mbi 122 premtime që Albin Kurti i ka paraqitur në ekspozenë e tij më 13 shtator, ditën kur u votua Qeveria e re, të cilat nuk janë përfshirë në projektbuxhetin për vitet 2027–2029.

Premtimet më të mëdha ishin ndarja e një miliard eurove për prodhimin dhe industrinë, 500 milionë euro për Brezovicën, 250 milionë euro për stadiumet, 200 milionë euro për industritë kreative, 150 milionë euro për efiçiencën e energjisë dhe mbi një miliard euro për ushtrinë, si dhe 100 milionë euro për barna esenciale.

Po ashtu, ishin premtuar spitale të reja në Mitrovicë dhe Ferizaj, diga, projekte të mëdha rrugore e hekurudhore dhe investime të tjera strategjike.

Sipas deputetit Hoti, asnjëra prej këtyre premtimeve nuk është përfshirë fare në buxhet ose për to është ndarë një buxhet minimal për tri vitet e ardhshme.

“Më 13 shtator, kur e ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar para deputetëve dhe qytetarëve, ka prezantuar një plan, edhe pse një plan të detajuar nuk e ka paraqitur kurrë në Kuvend. Por fjala e tij është kontratë publike me qytetarët për katër vitet e ardhshme. Buxheti që e kemi përpara është për vitet 2027–2029 dhe mbulon të gjithë mandatin qeverisës. Gjithçka që ka premtuar në shtator, kur e ka prezantuar Qeverinë, është dashur ta reflektojë në këtë buxhet, jo vetëm në atë të vitit 2027, por edhe në atë të viteve 2028 dhe 2029. Por janë mbi 122 premtime, duke nisur nga ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, politika e jashtme dhe ushtria, që nuk janë përfshirë në buxhet. Pra, vetë i ka premtuar, por nuk i ka futur në buxhet”, ka thënë Hoti.

Lajmet e Fundit

Kurti në Irlandë kërkon ndihmë për procesin e anëtarësimit në BE

Kryeministri Albin Kurti, është pritur në takim në Parlamentin e Republikës së Irlandës nga...

Ardian Gola merr pjesë në takimin e parlamentarëve të APKE-së në Hagë

Kryesuesi i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit...

Presidentja pranon letër urimi nga Van der Bellen: Austria mbështet përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga...

FFK-ja me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Kosovë – Izrael, ja çfarë duhet të dinë tifozët

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...