HomeAktualeArdian Gola merr pjesë në takimin e parlamentarëve të APKE-së në Hagë

Ardian Gola merr pjesë në takimin e parlamentarëve të APKE-së në Hagë

spot_img

Kryesuesi i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe njëherësh Nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, po merr pjesë në takimin e Rrjetit të Parlamentarëve për Promovimin e Zbatimit të Aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili po mbahet më 12 dhe 13 nëntor 2026 në Hagë të Holandës.

Takimi organizohet në kuadër të Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut të APKE-se dhe po mbahet në ambientet e Dhomës së Përfaqësuesve të Holandës.

Gjatë punimeve të këtij takimi parlamentarët nga vendet anëtare dhe delegacionet e Këshillit të Evropës po trajtojnë çështje kyçe që lidhen me forcimin e mekanizmave parlamentarë për mbikëqyrjen dhe zbatimin efektiv e në kohë të aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Gjithashtu po trajtohet edhe roli i parlamenteve kombëtare dhe të Bashkimit Evropian në avancimin e standardeve evropiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.

Po ashtu, dje deputetët zhvilluan një vizitë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC), ku u pritën nga zyrtarë të lartë të këtij institucioni.

Gjatë takimit u diskutua rreth rëndësisë së bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, parlamenteve kombëtare dhe kësaj gjykate.

Pjesëmarrja e kryesuesit te delegacionit të Kuvendit të Kosovës në këtë takim riafirmon përkushtimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për harmonizimin e praktikave parlamentare dhe ligjore me standardet e Këshillit të Evropës dhe të drejtave të njeriut.

Lajmet e Fundit

Hoti: Mbi 122 premtime të mëdha, Kurti nuk i përfshiu në buxhet

Avdullah Hoti, ish-kryeministër dhe tani deputet i LDK-së, në një intervistë në EURO n’T7,...

Kurti në Irlandë kërkon ndihmë për procesin e anëtarësimit në BE

Kryeministri Albin Kurti, është pritur në takim në Parlamentin e Republikës së Irlandës nga...

Presidentja pranon letër urimi nga Van der Bellen: Austria mbështet përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga...

FFK-ja me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Kosovë – Izrael, ja çfarë duhet të dinë tifozët

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...