HomeSportFFK-ja me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Kosovë - Izrael, ja çfarë...

FFK-ja me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Kosovë – Izrael, ja çfarë duhet të dinë tifozët

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit.

Për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e kësaj sfide, FFK-ja ka bërë të ditur se në stadium do të ndalohet futja dhe përdorimi i një sërë gjësendeve, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve.

Ndër sendet e ndaluara janë armët e çdo lloji dhe mjetet e mprehta, mjetet piroteknike, fishekzjarrët, flakadanët dhe mjetet eksplozive. Po ashtu, tifozët nuk do të lejohen të futin pije alkoolike, rreze lazer, dronë, pajisje të zërimit pa autorizim, si dhe banderola me përmbajtje politike, raciste apo diskriminuese.

Në listën e gjësendeve të ndaluara përfshihen edhe çadrat dhe çdo send tjetër që mund të paraqesë rrezik për sigurinë e tifozëve dhe pjesëmarrësve në stadium.

FFK-ja ka rikujtuar gjithashtu se të gjithë tifozët duhet të kenë me vete një dokument të vlefshëm identifikimi, i cili do të kërkohet gjatë hyrjes në stadium.

Për shkak të kontrolleve të detyrueshme të sigurisë në hyrje, Federata u ka bërë thirrje të pranishmëve që të planifikojnë ardhjen e tyre sa më herët, në mënyrë që të shmangen vonesat dhe të sigurohet hyrja me kohë në stadium.

Lajmet e Fundit

Hoti: Mbi 122 premtime të mëdha, Kurti nuk i përfshiu në buxhet

Avdullah Hoti, ish-kryeministër dhe tani deputet i LDK-së, në një intervistë në EURO n’T7,...

Kurti në Irlandë kërkon ndihmë për procesin e anëtarësimit në BE

Kryeministri Albin Kurti, është pritur në takim në Parlamentin e Republikës së Irlandës nga...

Ardian Gola merr pjesë në takimin e parlamentarëve të APKE-së në Hagë

Kryesuesi i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit...

Presidentja pranon letër urimi nga Van der Bellen: Austria mbështet përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...