HomeAktualePresidentja pranon letër urimi nga Van der Bellen: Austria mbështet përparimin e...

Presidentja pranon letër urimi nga Van der Bellen: Austria mbështet përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian

spot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, me rastin e marrjes së detyrës.

Në letrën e tij, Presidenti Van der Bellen ka vlerësuar marrëdhëniet e thella ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të cilat janë ndërtuar mbi bashkëpunimin politik, ekonomik e kulturor, si dhe lidhjet e ngushta ndërmjet qytetarëve të të dyja vendeve.

Ai ka theksuar rëndësinë e komunitetit kosovar në Austri, duke e cilësuar atë si të integruar mirë dhe aktiv në shoqërinë austriake.

Presidenti Van der Bellen ka shprehur bindjen se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të thellohen edhe më tej si dhe ka shprehur gatishmërinë për të punuar së bashku në forcimin e këtyre lidhjeve, në të mirë të së ardhmes së përbashkët evropiane.

Duke riafirmuar përkushtimin e Austrisë ndaj integrimit evropian të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Presidenti Van der Bellen ka siguruar se Austria do të vazhdojë ta mbështesë përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe rrugën e saj të reformave.

Lajmet e Fundit

Hoti: Mbi 122 premtime të mëdha, Kurti nuk i përfshiu në buxhet

Avdullah Hoti, ish-kryeministër dhe tani deputet i LDK-së, në një intervistë në EURO n’T7,...

Kurti në Irlandë kërkon ndihmë për procesin e anëtarësimit në BE

Kryeministri Albin Kurti, është pritur në takim në Parlamentin e Republikës së Irlandës nga...

Ardian Gola merr pjesë në takimin e parlamentarëve të APKE-së në Hagë

Kryesuesi i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit...

FFK-ja me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Kosovë – Izrael, ja çfarë duhet të dinë tifozët

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...