Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se mbrëmë ka marrë pjesë në një takim në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Francës, ku ka bashkëbiseduar me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Komisionit për Çështje Evropiane.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kurti ka theksuar se takimi u zhvillua në kuadër të angazhimeve për zgjerimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës.
Ai ka rikujtuar se në muajin korrik janë nënshkruar pesë marrëveshje dhe instrumente bashkëpunimi, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës.
Kurti ka vlerësuar veçanërisht rolin mbështetës të Francës në rrugën e integrimit euroatlantik të Republikës së Kosovës.

