HomeAktualeSorensen takohet me Kurtin në Paris: Diskutuam për rrugën përpara të dialogut

Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Diskutuam për rrugën përpara të dialogut

spot_img

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Paris, ku kanë diskutuar për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në platformën “X”, zyra e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun bëri të ditur se në takim është diskutuar për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut dhe aspekte të ndryshme të normalizimit të marrëdhënieve.

“Me institucionet tashmë të konstituuara në Prishtinë, diskutuam për rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë dhe aspektet e ndryshme të procesit të normalizimit, të cilat kanë rëndësi për njerëzit në terren dhe për rajonin”, thuhet në njoftim.

Zyra e BE-së e cilësoi takimin si një shkëmbim të mirë të mendimeve, ndërsa theksoi rëndësinë e vazhdimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lajmet e Fundit

Maqedonci dhe Jashari vizitojnë ekipet mjekësore të FSK-së që po kalojnë procesin e validimit të kapaciteteve ROLE 1

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari,...

Kurti në Asamblenë Kombëtare të Francës: Synojmë zgjerimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se mbrëmë ka marrë pjesë...

Më 18 nëntor mbahet testi për kandidatët për gjyqtarë të Kushtetueses

Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese ka shqyrtuar...

KOK-u mban mbledhjen e 17-të: Laureatët 2026 do të shpallen më 21 janar 2027

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi,...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...