Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Thomas Schulte-Borghoff, kanë vizituar dy ekipet mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat janë në proces të validimit të kapaciteteve mjekësore ROLE 1.
Gjatë vizitës, delegacioni është njoftuar nga afër me ecurinë e procesit të validimit, përgatitjet profesionale dhe kapacitetet operacionale të ekipeve mjekësore të FSK-së.
Procesi i validimit po realizohet nga Qendra e Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake dhe paraqet një hap të rëndësishëm në avancimin e kapaciteteve mjekësore të FSK-së, ngritjen e standardeve profesionale dhe përmbushjen e kërkesave të NATO-s.
Ky proces synon zhvillimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të FSK-së, rritjen e ndërveprueshmërisë me vendet aleate dhe avancimin drejt standardeve të NATO-s.

