Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese ka shqyrtuar nominimet e kandidatëve, për të vlerësuar nëse ata i plotësojnë kushtet e parapara me Kushtetutë dhe ligj.
Mbledhja e sotme u drejtua nga kryetari i Komisionit, Vigan Qorrolli.
Pas shqyrtimit të nominimeve, Komisioni vendosi që kandidatët që i plotësojnë kriteret e përcaktuara t’i nënshtrohen testit me shkrim dhe intervistimit me gojë.
Sipas vendimit, testi me shkrim do të mbahet më 18 nëntor, ndërsa intervistimi me gojë është caktuar për 27 nëntor.

