Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po merr pjesë në aktivitetet e organizuara në Selanik me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Federatës Greke të Futbollit, ku po zhvillohet edhe mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Në këtë ngjarje janë mbledhur drejtues dhe përfaqësues të federatave evropiane, si dhe personalitete të njohura të futbollit.
Përfaqësuesit e FFK-së, kryetari Agim Ademi ka zhvilluar takime me miq e kolegë nga familja e UEFA-s, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve me federatat evropiane.
Postimi i Ademit:
Kënaqësi të jem sot në Selanik, ku po mbahet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, si dhe aktivitetet e organizuara me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Federatës Greke të Futbollit.
Në këtë ngjarje të rëndësishme po marrin pjesë drejtues e përfaqësues të federatave, si dhe shumë personalitete të shquara të futbollit evropian.
Ishte kënaqësi e veçantë të takohem me miq e kolegë nga familja e madhe e UEFA-s dhe të jem pjesë e aktiviteteve festive, ku në qendër ishin edhe fëmijët dhe e ardhmja e futbollit.
FFK vazhdon të jetë e pranishme dhe aktive në familjen evropiane të futbollit, duke forcuar miqësitë, partneritetet dhe bashkëpunimin me UEFA-n dhe federatat tjera. 🇽🇰⚽️

