HomeOpinioneZGJIMI I DHIMBSHËM…

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

spot_img

Pandeli Majko 

Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e Republikës së Kosovës! Ai ka krijuar efekte “anësore” të cilat kanë tronditur rajonin dhe janë me pasoja të tjera në zhvillim!

Në vendimin e Gjykatës së Hagës për shpalljen fajtorë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për “krime lufte” u konsideruan edhe “fakte” të kryera në territorin e Republikës së Shqipërisë!

Republika e Shqipërisë ka një marrëveshje dypalëshe me Dhomat e Specializuara të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës! Kjo marrëveshje përcakton kuadrin juridik të bashkëpunimit zyrtar për kryerjen e veprimeve hetimore, operacionale dhe procedurale brenda territorit të Shqipërisë!

Teksti i vendimit të gjykatës së Hagës e bën të natyrshme kërkesën nga strukturat përgjegjëse të Shqipërisë për informacion zyrtar nga Gjykata e Hagës për implikimin e territorit të Republikës së Shqipërisë në “krime lufte”!

Implikimi i territorit të Republikës së Shqipërisë në vendimin e gjykatës së Hagës kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit e bën të arsyeshëm kërkesën për përfaqësimin e shtetit shqiptar në procesin gjyqësor të apelimit!

Republikës të Kosovës, vendimi i gjykatës së Hagës i ka lënë hapësira për interpretim keqdashës të procesit shtet-formues!

Shqipëria dhe Kosova kanë arsye të bëhen palë për korrigjimin e vendimit të gjykatës së Hagës pasi janë vendosur përpara një dokumenti ndërkombëtar i cili mund të keqinterpretohet në dëm të interesave të tyre shtetërore!

Vendimi i datës 16 shtator të gjykatës së Hagës, hedh dyshime serioze edhe për legalitetin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në mars – qershor të vitit 1999! Teksti i vendimit në fjalë, ka lënë hapësira që lufta e parë e NATO-s që nga krijimi i saj, të interpretohet si NDERHYRJE E PALIGJSHME! Kjo ndërhyrje nuk lejoi që ushtria jugosllave (serbe) të “zbatonte ligjin” ndaj veprimtarisë së UÇK-së (e quajtur nga teksti i vendimit si “ndërmarje e përbashkët kriminale”) e cila drejtohej nga “kriminelë lufte”!…
Teksti i vendimit të Hagës ka kthyer në “anomali” jo vetëm Luftën Çlirimtare të UÇK-së por edhe ndërhyrjen e Perëndimit në vitin 1999!

Në media është publikuar një “anomali” tjetër! Ai është një dokument i cili deri tani nuk është përgënjeshtruar!
Ai është një “procesverbal” i një takimi të mbajtur në 7 dhjetor 2020 me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Prishtinë! Aty merrte pjesë edhe gjykatësi Jack Smith (lexuesi i vendimit në Hagë)!
Në këtë takim, një muaj pas arrestimit të ish drejtuesve të UÇK-së, gjykatësi Jack Smith ka deklaruar në takimin e datës 7 dhjetor 2020 se “….që të katërt do dënohen me dënim të përjetshëm”!

Nëse dokumenti i takimit i datës 7 dhjetor 2020 konsiderohet i vërtetë, ai është një provë e mosrespektimit të etikës në një gjykatë ndërkombëtare! Ky dokument ngre pikëpyetje të rëndësishme për seriozitetin e gjykimit në Hagë!

Në gjykimin e 16 shtatorit shqiptarët morën një mësim tronditës!
Teksti i vendimit të gjykatës në Hagë ishte një “zgjim” i dhimbshëm!…
U zgjuan në Krushë të Vogël!…

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...