Granit Rugova, Drejtor i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore në Federatën e Basketbollit të Kosovës, është pranuar në programin prestigjioz FIBA NXT Leaders.
Programi synon zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të liderëve në basketboll, duke ofruar mundësi për avancim profesional, shkëmbim përvojash dhe krijimin e lidhjeve ndërkombëtare.
Rugova vazhdon përfaqësimin e FBK-së në këtë program të rëndësishëm të FIBA-s, të cilin më parë e ka përfunduar me sukses Adriatik Rraci, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm dhe Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës në FBK.
Pjesëmarrja në programe të tilla ndërkombëtare është pjesë e angazhimit të FBK-së për ngritjen dhe zhvillimin profesional të stafit të saj.

