Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, zhvilloi një takim zyrtar me rektoren e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Dr. Fitore Malaj, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit institucional në organizimin e konferencës investive “Anamorava Economic Forum 2026”.
Në takim u theksua rëndësia e përfshirjes së universitetit, komunitetit akademik dhe të rinjve në nisma që promovojnë potencialin ekonomik të rajonit.
Diskutimi u fokusua edhe në forcimin e lidhjeve me diasporën dhe krijimin e mundësive të reja për investime, partneritete dhe bashkëpunim ekonomik.

