HomeAktuale“Thaçi 2” - vazhdon dita e tretë e deklaratave përfundimtare në Hagë

“Thaçi 2” – vazhdon dita e tretë e deklaratave përfundimtare në Hagë

spot_img

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do vazhdoj edhe sot seanca për paraqitjen e deklaratave përfundimtare në çështjen penale ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të akuzuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Prokuroria e Specializuar ka kërkuar dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin, nga tre vjet për Smakajn, Kilajn dhe Fazliun, si dhe nëntë muaj burgim për Kuçin. Këto kërkesa janë kundërshtuar nga ekipet e Mbrojtjes.

Avokatja e Thaçit, Sophie Menegon, deklaroi se nuk ka ekzistuar ndonjë grup që ka tentuar të pengojë drejtësinë dhe se provat e paraqitura nga Prokuroria për të mbështetur akuzat janë të pabazuara.

 Sipas mbrojtjes, veprimet për të cilat akuzohet Thaçi nuk kanë pasur ndikim në procesin gjyqësor, duke theksuar se ai akuzohet për tentativë ndërhyrjeje dhe jo për veprën penale të kryer.

Të gjitha ekipet e Mbrojtjes kanë përfunduar parashtrimet e tyre dhe i kanë kërkuar Gjykatësit të Vetëm që klientët e tyre t’i shpallë të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Seanca pritet të vazhdojë sot në orën 10:30, sipas kohës sonë lokale, me përgjigjet dhe komentet e palëve./Klankosova.tv

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Bekim Sejdiu tregoi dinjitet, do të ishte zgjedhja e duhur për President

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tërheqjes së...

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president

Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për president të Republikës së...

Policia e Kosovës ndërmerr masa të sigurisë përgjatë aktiviteteve dhe zhvillimeve që ndërlidhen me datën 16 shtator

Policia e Kosovës, lidhur me zhvillimet e parapara për datën 16 shtator, ku pritet...

Ballkani dhe Dukagjini ndajnë pikët, Prishtina përfiton në krye

Ballkani dhe Dukagjini kanë mbyllur pa gola përballjen e javës në Superligën e Kosovës,...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...