HomeAktualeAbdixhiku: Bekim Sejdiu tregoi dinjitet, do të ishte zgjedhja e duhur për...

Abdixhiku: Bekim Sejdiu tregoi dinjitet, do të ishte zgjedhja e duhur për President

spot_img

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga gara për president të Republikës së Kosovës.

Abdixhiku ka vlerësuar se Sejdiu ka treguar dinjitet përballë, siç e ka quajtur ai, “histerisë politike”, duke theksuar se karakteri i tij do ta bënte atë zgjedhjen e duhur për president.

“Tërheqja e tij, përballë histerisë politike, dëshmon pikërisht pse një njeri me karakterin e tillë do të ishte zgjedhja e duhur për President”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka shprehur keqardhje që Kosova aktualisht nuk ka president dhe se, në vend të një zgjidhjeje, vendi po përballet me kaos politik, bllokadë dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja.
Abdixhiku ka kritikuar gjithashtu sulmet ndaj Sejdiut, duke thënë se ai u bë padrejtësisht shënjestër e “sulmeve të paprecedenta” dhe se përbaltja ndaj tij kishte të bënte më së paku me figurën e tij.

Sipas tij, urrejtja dhe inati personal janë bërë më të forta se përgjegjësia ndaj vendit.
“Sa shumë kemi nevojë për njerëz të mirë në këtë vend. Sa lehtë i hedhim poshtë”, ka shkruar Abdixhiku.

Në fund, kreu i LDK-së e ka cilësuar situatën politike si “PISA politike të Kosovës”, duke kritikuar bllokadat dhe dështimin për të gjetur zgjidhje institucionale.

“Të faleminderit, Bekim, për gatishmërinë dhe dinjitetin e treguar në vazhdimësi. Në kohën e politikës së sotme, këto virtyte janë vlerë”, ka përfunduar Abdixhiku.

Lajmet e Fundit

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president

Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për president të Republikës së...

Policia e Kosovës ndërmerr masa të sigurisë përgjatë aktiviteteve dhe zhvillimeve që ndërlidhen me datën 16 shtator

Policia e Kosovës, lidhur me zhvillimet e parapara për datën 16 shtator, ku pritet...

Ballkani dhe Dukagjini ndajnë pikët, Prishtina përfiton në krye

Ballkani dhe Dukagjini kanë mbyllur pa gola përballjen e javës në Superligën e Kosovës,...

BE: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit

Bashkimi Evropian (BE) tha se është në dijeni të votimit të së dielës, me...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...