HomeAktualeSektori i Antikontrabandës zbulon 150,000 euro të padeklaruara në Vërmicë

Sektori i Antikontrabandës zbulon 150,000 euro të padeklaruara në Vërmicë

spot_img

Zyrtarët e Sektorit të Antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë zbuluar një rast të mosdeklarimit të mjeteve monetare në Pikëkalimin Kufitar të Vërmicës, ku gjatë kontrollit të një veture janë gjetur 150,000 euro të padeklaruara.

“Rreth orës 19:00, në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët e Antikontrabandës kanë ndaluar për kontroll një veturë, drejtuesi i së cilës, pas pyetjes nga zyrtarët doganorë, ka deklaruar se nuk kishte asgjë për të deklaruar. Megjithatë, gjatë kontrollit të detajuar të veturës, zyrtarët e Antikontrabandës kanë zbuluar mjete monetare të padeklaruara. Fillimisht, drejtuesi i veturës ka deklaruar verbalisht se shuma ishte 120,000 euro, ndërsa pas numërimit është konstatuar se bëhej fjalë për 150,000 euro, të gjitha në kartëmonedha prej 50 eurosh”, ka njoftuar Dogana.

Në përputhje me procedurat ligjore për mosdeklarimin e mjeteve monetare, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë këto veprime: 37,500 euro (25%) janë konfiskuar për mosdeklarim; 112,500 euro (75%) janë mbajtur për deponim dhe ruajtje deri në përfundimin e procedurave përkatëse.
Lidhur me rastin është njoftuar Sektori i Hetimeve i Doganës së Kosovës, zyrtarët e të cilit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorinë kompetente në Prizren.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, me udhëzim të tij, drejtuesi i veturës dhe vetura janë liruar, ndërsa personi është obliguar të paraqesë dokumentacion mbështetës për të dëshmuar prejardhjen e mjeteve monetare.

Dogana e Kosovës rikujton të gjithë udhëtarët se deklarimi i mjeteve monetare në vlerë prej 10,000 euro ose më shumë është detyrim ligjor gjatë hyrjes apo daljes nga Republika e Kosovës.

Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në parandalimin e qarkullimit të paligjshëm të mjeteve monetare, forcimin e kontrolleve kufitare dhe bashkëpunimin me institucionet kompetente në luftën kundër aktiviteteve të kundërligjshme financiare.

Lajmet e Fundit

Hoti: Mbi 122 premtime të mëdha, Kurti nuk i përfshiu në buxhet

Avdullah Hoti, ish-kryeministër dhe tani deputet i LDK-së, në një intervistë në EURO n’T7,...

Kurti në Irlandë kërkon ndihmë për procesin e anëtarësimit në BE

Kryeministri Albin Kurti, është pritur në takim në Parlamentin e Republikës së Irlandës nga...

Ardian Gola merr pjesë në takimin e parlamentarëve të APKE-së në Hagë

Kryesuesi i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit...

Presidentja pranon letër urimi nga Van der Bellen: Austria mbështet përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...