Home Blog Page 3

Seanca për presidentin vazhdon në ditën e fundit të afatit kushtetues

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje deputetëve t’i zënë vendet e tyre për të nisur seancën për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Haxhiu ftoi deputetët e opozitës që të marrin pjesë në seancë.

Tash për tash, ata nuk shihen në sallë.

Nafta shtrenjtohet për 1 cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, i ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme.

Në krahasim me vikendin, sot një litër naftë do të shitet për një cent më shtrenjtë, 1.67 euro.

Benzina mbetet me çmimin e njëjtë 1.44 euro, e po ashtu edhe gazi do të shitet për 0.86 centë.

Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjellja e shoferëve shkaku kryesor

Aksidentet rrugore në Shqipëri shënuan ulje edhe në muajin e tretë të vitit me një total prej 89 rastesh. Të dhënat zyrtare tregojnë se shkaku kryesor i aksidenteve vijon të mbetet sjellja e shoferëve në timon.

“Në muajin mars 2026 janë regjistruar 89 aksidente rrugore, në të cilat 117 persona kanë mbetur të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Gjatë periudhës janar-mars 2026, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 6,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë muajit mars 2026, 86,5% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve” thuhet në publikimin e INSTAT.

I njëjti vlerëson se të rinjtë janë edhe ata që  mbajë peshën më të lartë në totalin e rasteve të aksidenteve të raportuara.

Konkretisht grupmosha 25-34 vjeç paraqet numrin më të lartë të aksidenteve, duke përbërë 32,6% të numrit total të aksidenteve të regjistruara në këtë periudhë.

INSTAT vlerëson se numri më i lartë i aksidenteve rrugore, sipas ditëve të javës, është shënuar ditën e enjte me 18,0%, ndërsa numri më i ulët është regjistruar ditën e dielë me 9,0%.

Ndërkohë numri më i lartë i aksidenteve rrugore është regjistruar përgjatë harkut kohor 17:00-19:00, duke përbërë 23,6% të numrit total të aksidenteve rrugore./Monitor

Deliu-Kodra: Sot vazhdon “karateja” për zgjedhje të presidentit

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka deklaruar se sot do të vazhdojë “karateja” për zgjedhje të presidentit.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja akuzoi VV-në se fillimisht e godet rendin kushtetues, duke shtuar se pastaj pyesin a ishte e ligjshme.

“Prej orës 10:00 vazhdon “karateja” për zgjedhje të presidentit. Fillimisht e godasin rendin kushtetues, pastaj pyesin a ishte e ligjshme?!”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se mbrëmë gjatë seancës së jashtëzakonshme për çështjen e presidentit u zbulua një fotografi.

Një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka dërguar mesazh me mbishkrimin “po e zgjedhim sot karate”, shihet në fotografi.

Britania e Madhe do të kufizojë rrjetet sociale për personat nën 16 vjeç

Mbretëria e Bashkuar do të vendosë kufizime në mediat sociale për personat nën 16 vjeç, tha Ministrja e Arsimit.

Olivia Bailey i tha Dhomës së Komunave se “një formë kufizimi moshe ose funksionaliteti” do të sillet pasi Dhoma e Lordëve mbështeti një ndalim të plotë për herë të katërt. Deputetët tashmë e kanë rrëzuar ndalimin e mediave sociale të propozuar nga Lordët tre herë, duke thënë se një konsultim qeveritar mbi këtë çështje duhet të përfundojë më parë.

Duke folur para Dhomës së Komunave pas votimit të fundit, Bailey tha se ministrat kishin “dëgjuar me kujdes shqetësimet e ngritura në të dy Dhomat në lidhje me rëndësinë e qeverisë që të veprojë shpejt pasi të ketë përfunduar konsultimi”.

Ajo shtoi: “Qeveria ka thënë vazhdimisht se është çështje se si veprojmë, jo nëse, por për ta thënë pa asnjë dyshim, po luajmë një rol të qartë statutor që sekretari i shtetit duhet, në vend që të veprojë, pas konsultimit. Kjo sjell përpara rregullore pa paragjykuar rezultatet e konsultimit dhe nuk injoron dhjetëra mijëra prindër dhe fëmijë që tashmë janë angazhuar me ne”.

Ministrja e Arsimit tha më pas se “status quo-ja nuk mund të vazhdojë” dhe shtoi: “Jemi të qartë se në çdo rezultat, ne do të vendosim një formë kufizimesh moshe ose funksionaliteti për fëmijët nën 16 vjeç. Gjithashtu mund të konfirmoj se shqyrtimi i kufizimeve të tilla si ora policore do të jetë shtesë, jo në vend të kësaj”.

‘Hap i madh përpara’.

Dhoma e Lordëve votoi 316 kundër 165 në favor të amendamentit të ish-ministrit konservator Lord Nash në Projektligjin për Mirëqenien e Fëmijëve dhe Shkollat, i cili do të ndalonte plotësisht mediat sociale për ata nën 16 vjeç.

Sekretarja e arsimit, Laura Trott, tha se votimi kishte ndihmuar në sigurimin e një “angazhimi” nga qeveria për të futur një kufizim moshe, duke e përshkruar atë si një “hap të madh përpara në mbajtjen e fëmijëve të sigurt”.

Konservatorët kanë bërë thirrje për një ndalim prej muajsh. Kjo do të shihte Mbretërinë e Bashkuar të ndiqte hapat e Australisë, ndërsa vende të tjera në Evropë – përfshirë Francën dhe Spanjën – shqyrtojnë kufizime të ngjashme./Klankosova.tv

 

 

Dita “D”: A do bëhet Kosova me president të ri?

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot nga ora 10:00 në një seancë të jashtëzakonshme, pas dështimit të një dite më parë për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Seanca e së hënës përfundoi pa rezultat, pasi partitë opozitare nuk morën pjesë në votim, duke pamundësuar sigurimin e kuorumit të nevojshëm, proces të cilin e quajtën antikushtetues, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy emra të rinj për kandidate për presidente, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Kujtojmë se sonte në mesnatë përfundon afati për zgjedhjen e shefit të shtetit.

Parashikimi i motit për sot

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës vende-vende priten të sjellin riga shiu.

Ndërkaq bazuar në këto të dhëna, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4°C, e ato maksimale nga 19 në 22°C.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.

Daut Haradinaj: Protesta duhet të jetë e pashmangshme

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, deklaron se “kjo që po ndodh në Kuvend është shkatërrim i rendit kushtetues”.

Prandaj, ai paralajmëron për protesta duke thënë se “duhet të jenë të pashmangshme”.

Reagimi i tij i plotë:

Protesta duhet të jetë e pashmangshme, pasi kjo që po ndodh në Kuvend është shkatërrim i rendit kushtetues që u ndërtua me mund e sakrificë shekullore.

 

“Është derdhur shumë gjak për Kushtetutën”, Hamza: Shkelja ndodhi

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka cilësuar si “puç kushtetues” atë që ndodhi sonte në seancën për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se shkelja e Kushtetutës “veçse ka ndodhur”.

Hamza deklaroi se Kushtetuta është e qartë dhe se për konsumimin e raundit të parë duhet të jenë të pranishëm në sallë dhe të votojnë 80 deputetë.

“Ky është një puç kushtetues. Është derdhur shumë gjak, shumë mund, shumë sakrificë, shumë vuajtje që ne ta kem lirinë, ta kem shtetin, ta kem Kushtetutën. Kjo çka ka ndodhur sonte, veç ka ndodhur shkelja e Kushtetutës”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Hamza foli edhe për seancën e paralajmëruar për nesër në orën 10:00, duke thënë se sipas PDK-së nuk janë plotësuar kushtet për të kaluar në raundin e dytë të votimit.

“Kemi ftesë për nesër në ora 10:00, mirëpo ne konsiderojmë se nuk janë plotësuar kushtet që të kalohet në raundin e dytë, pasi që raundi i parë nuk i ka pasur 80 deputetët prezentë dhe nuk kanë votuar 80 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha ai.

 

Kurti: Unë jam përplot shpresë ju e dini, nesër në ora 10:00 vazhdon seanca

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë nga objekti i Kuvendit, ku sonte është mbajtur seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, por e cila është shtyrë për nesër, pas procesit të parë të votimit.

Ai shkurtimisht për media tha se ka shpresë që do të zgjidhet presidenti nesër në seancën e thirrur në ora 10:00.

“Unë jam përplot shpresë ju e dini, nesër në ora 10:00 vazhdon seanca”, tha shkurt Kurti.