Home Blog Page 12

Konjufca në Greqi kërkon veprim të përshpejtuar që Kosova ta marrë statusin e kandidatit

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në panelin “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian: Drejt integrimit të plotë” në Forumin Ekonomik të Delphit në Greqi.

Konjufca, siç bën me dije MPJD-ja, theksoi nivelin e lartë të përvetësimit për vlerat e BE-së që ka populli i Kosovës dhe progresin që e kemi bërë në rrugën drejt anëtarësimit.

“Ai kërkoi veprim më të shpejtë për sigurimin e statusit të kandidatit për Kosovën dhe theksoi se integrimi i rajonit është një investim strategjik për Evropën”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Në fjalimin e tij, Konjufca tha se “Kosova është gati për hapa të mëtejshëm dhe Bashkimi Evropian duhet të mbështesë këtë angazhim për të forcuar jo vetëm stabilitetin rajonal, por edhe të Evropës në përgjithësi”.

“Lënia pas e Kosovës do të rrezikonte të kthente Ballkanin Perëndimor nga WB6 në WB5, duke dobësuar momentumin e rajonit drejt integrimit në BE”, citohet të ketë thënë Zëvendëskryeministri Konjufca.

Kurti emëron Bajramin kryenegociator në dialogun me Serbinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Agron Bajrami në pozitën: Kryenegociator i Republikës së Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Kryeministri Kurti e uroi Bajramin për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Krahas pozitës së re, Bajrami është ambasador i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës.

Kosova mund të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, FFK-ja nuk është njoftuar nga KOK-u

Kombëtarja e Kosovës në kategoritë e reja, si te femrat ashtu edhe te djemtë, mund të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare që do të mbahen në Taranto të Italisë, gjatë muajve gusht-shtator 2026.

Sipas informacioneve, ftesa për pjesëmarrje i është dërguar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) nga Federata Italiane e Futbollit.

Megjithatë, thuhet se Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) nuk e ka njoftuar FFK-në lidhur me këtë ftesë dhe as nuk e ka përcjellë materialin përkatës.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do të ketë një reagim zyrtar nga KOK-u dhe FFK-ja për pjesëmarrjen eventuale të Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.

 

Achraf Hakimi takon Rihannën dhe i dhuron fanellën e Marokut

Sot, mbrojtësi 27-vjeçar i PSG-së dhe i kombëtares së Marokut, Achraf Hakimi, postoi foto në Instagramin e tij me këngëtaren e famshme nga Barbadosi, Rihanna.

Takimi midis Hakimit dhe Rihannës u zhvillua në një atmosferë miqësore, pas së cilës të dy pozuan për një foto së bashku. Hakimi i dhuroi Rihannës një dhuratë të veçantë – një fanellë të ekipit kombëtar të Marokut të nënshkruar nga ai vetë.

Në rrjetet sociale, tifozët vunë re një tallje të lehtë nga Hakimi drejt Rihannës, pasi Rihanna është një mbështetëse e madhe e ekipit kombëtar nigerian, i cili u eliminua nga Maroku në gjysmëfinalet e Kupës së Afrikës së Jugut pas një gjuajtjeje dramatike penalltish. 

Tayna po vjen më këngën “Vena”

Artistja e njohur, Tayna po vjen me një projekt të ri muzikor.

Kështu ka bërë të ditur vet ajo, përmes një postimi në rrjetin social, Instagram.

Tayna ka njoftuar se kënga titullohet “Vena” dhe do të publikohet më 24 prill, në ora 18:00./Klankosova.tv

 

Dua Lipa ndihmon mjekët ukrainas

Mjekët ushtarakë ukrainas e kanë falënderuar këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa për ndihmën e saj në dorëzimin e një kamionete të re që do të shpëtojë jetë në vijën e frontit.

Automjeti iu dhurua Batalionit të Parë Mjekësor të Ndarë të Ukrainës, për të cilin Dua mblodhi fonde gjatë një eventi bamirësie në mars, TvpWorld, transmeton Klankosova.tv.

“Jemi mirënjohës ndaj Dua Lipës, Service95 dhe iniciativës Driving Ukraine për këtë kamionetë të fuqishme”, shtoi ajo.

Mjekët thanë se automjeti “do të na ndihmojë të kryejmë misione shpëtimi jetësh në zonën e luftimeve”.

“Driving Ukraine” është një organizatë britanike, që u ka dorëzuar më shumë se 300 automjete njësive ushtarake ukrainase që nga viti 2022.

Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror të Cilësisë

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i propozohet Kuvendit ratifikimi i 3 anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Të propozuarit janë:

  • Në shkencat mjekësore, Driton Vela,
  • Në shkencat humane, Florim Gallopeni,
  • Nga radhët e studentëve, Shkurtë Bajgora.

“Mandati i anëtarëve sipas këtij vendimi fillon vetëm pas përfundimit të mandatit të anëtarëve të KSHC-së për fushat përkatëse”, u tha në njoftimin e Qeverisë.

Muriqi nuk shënon, Mallorca barazon

Mallorca dhe Valencia vazhdojnë të mbeten të përfshira në luftën për mbijetesë në La Liga, pas barazimit 1:1 në një ndeshje që nuk i ndihmoi asnjërës skuadër në renditje.

Loja nisi më mirë për Mallorcën, e cila krijoi disa raste të rrezikshme me Vedat Muriqin dhe Sergi Darderin, ndërsa Takuma Asano ishte gjithashtu pranë golit në pjesën e parë.

Megjithatë, portieri Stole Dimitrievski ishte vendimtar për Valencian, duke bërë disa pritje të rëndësishme që e mbajtën ekipin në lojë.

Skuadra e Vedat Muriqit, arriti të kalojë në avantazh në fillimin e pjesës së dytë me golin e Samú Costas, por nuk arriti ta menaxhojë rezultatin deri në fund.

Valencia reagoi dhe riktheu baraspeshën në minutën e 67-të, kur Umar Sadiq shënoi me kokë pas një krosimi të Javi Guerra dhe asistit të Luis Rioja.

Pas këtij barazimi, Valencia qëndron në vendin e 13-të, por ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa Mallorca ndodhet vetëm një pikë pas saj dhe tre pikë mbi zonën e rënies, me gjashtë javë të mbetura deri në fund të sezonit 2025/26.

Të dy ekipet pritet të përballen me presion të madh në ndeshjet e mbetura, ku çdo pikë mund të rezultojë vendimtare për qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll.

Sulmuesi i kombëtarës së Kosovës, Vedat Muriqi, luajti për 90 minuta dhe u vlerësua me notën 7.3 nga “Flashscore”.

Ai ka shënuar 21 gola në 31 ndeshje këtë sezon në La Liga, duke u renditur menjëherë pas Kylian Mbappé, i cili ka 23 gola.

Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas e ShBA-së, kruciale për paqen dhe sigurinë

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka thënë se e prania e NATO’s në Kosovë, dhe veçmas ajo e Shteteve të Bashkuara, mbetet kruciale për paqen dhe sigurinë, jo vetëm në vend, por edhe në rajon.

Kreu i ekzekutivit thotë se përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO do të ishte kontribut i rëndësishëm dhe do të shërbente si garantues afatgjatë për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

“Duke folur për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, kryeministri tha se ajo mbetet e brishtë për shkak se Serbia, e mbështetur nga Rusia dhe Kina, vazhdon të ndjekë politikë hegjemoniste rajonale. Ai foli edhe për armatosjen e fqinjit verior, me theks blerjet e fundit nga Rusia dhe Kina, si kërcënime për stabilitetin afatgjatë rajonal dhe fqinjësinë e mirë në Ballkan. Në këtë kontekst, kryeministri përmendi bazat e përparme operacionale të Serbisë përreth kufirit me Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ai e ka falenderuar ambasadorin Whitaker për mbështetjen jetike, të vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.

“Teksa shprehu mirënjohje, kryeministri Kurti foli për bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin me SHBA-në, përfshirë trajnimet dhe edukimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse. Ai theksoi se Kosova, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është e angazhuar për stabilitet, paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë”.

Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ndal

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se është në komunikim me ish-presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se LDK-ja është e hapur për një bashkim më të gjerë politik në spektrin e djathtë.

Në Debat Plus, Abdixhiku tha se në momente të caktuara politike duhet të tejkalohen dallimet dhe përçarjet, në funksion të një qëllimi më të madh.

Ai bëri thirrje për unitet brenda LDK-së, duke deklaruar se bashkimi është i pashmangshëm “i krejt të djathtëve, që ndihen rugovistë”.

“Ne duhet t’i mbyllim të gjitha çështjet që i kemi pas, se kur ndodh kërkesa për bashkim nuk shikohen defektet, e përçamjet, e pikëpamjet e vogla. I mbyllim të gjitha. ‘No more fighting’. Nalnu pak, qetësohuni. Po bashkohemi. Kemi me u bashku. S’ka që e ndal”, ka thënë Abdixhiku.