Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVLUÇK) ka reaguar pas Marshit për Liri të mbajtur sot në Prishtinë, duke e cilësuar pjesëmarrjen e qytetarëve si një mesazh të fuqishëm në mbështetje të çlirimtarëve.
Përmes një postimi, OVLUÇK ka falënderuar bashkëluftëtarët dhe qytetarët që morën pjesë në marshim.
“Populli foli edhe njëherë. Faleminderit bashkëluftëtarë e qytetarë. Këta zëra nuk mund të injorohen”, thuhet në reagimin e OVLUÇK-së.
Marshi u mbajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, ndërsa pjesëmarrësit përcollën mesazhe për liri, drejtësi dhe mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare.

