HomeAktualeLVV vendos t’i votojë Çitakun dhe Shalën: Presim konstruktivitet për zgjedhjen e...

LVV vendos t’i votojë Çitakun dhe Shalën: Presim konstruktivitet për zgjedhjen e presidentit

spot_img

Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka mbajtur sonte një mbledhje të jashtëzakonshme, ku është diskutuar situata institucionale pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas njoftimit të LVV-së, vendi ndodhet në një moment vendimtar për t’i dhënë stabilitet institucional Kosovës dhe për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja, të cilat kjo parti i konsideron të panevojshme dhe të kushtueshme për shtetin dhe qytetarët.
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit është caktuar për nesër në orën 10:00.

LVV ka bërë të ditur se ka qenë dhe mbetet e gatshme të votojë për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e PDK-së dhe LDK-së, me kusht që kandidatët të mos e bojkotojnë procesin e zgjedhjes së presidentit dhe të mos kontribuojnë në dërgimin e vendit në zgjedhje të reja.

Megjithatë, Kryesia e LVV-së ka vendosur që nesër t’i votojë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit, Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën.

“Presim që pas konstituimit të Kuvendit, ky hap i vullnetit të mirë të reflektojë në konstruktivitet të tyre duke votuar për president, qoftë ajo edhe votë kundër”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
LVV ka rikujtuar edhe situatën e vitit 2025, kur si subjekt fitues, bashkë me partnerët e koalicionit parazgjedhor dhe deputetët e komuniteteve, kishte 57 deputetë.

Sipas LVV-së, për shkak të refuzimit të partive opozitare, ajo kishte ndryshuar katër herë emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, para se Dimal Basha të zgjidhej në këtë pozitë më 26 gusht, pesë muaj pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

LVV thotë se refuzimi i Albulena Haxhiut nga partitë opozitare ishte pasuar edhe me refuzimin e kandidaturave të Donika Gërvallës, Hekuran Muratit dhe Arbërie Nagavcit.
“Nesër në mëngjes, deputetët e PDK-së, porsa ta ripropozojnë Vlorën Çitakun, e cila edhe ashtu i ka edhe dy mundësi, ne do ta votojmë”, thuhet më tej në njoftim.

Sa i përket Kujtim Shalës, LVV ka shprehur pritjen që ai, si nënkryetar i ardhshëm i Kuvendit, të marrë pjesë në seancën ku pritet të votohet për presidentin e Kosovës, sipas marrëveshjes LVV-LDK, kandidati i së cilës është Bekim Sejdiu.
“Ne kemi vendosur t’i votojmë Vlorën Çitakun e Kujtim Shalën, edhe nëse nuk i ndërrojnë emrat e kandidatëve, qysh bëmë ne”, përfundon njoftimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Lajmet e Fundit

Reagojnë veteranët e futbollit: “Kapiteni duhet të bashkojë, jo të përçajë”

Kryesia e Ligës së Veteranëve të Futbollit të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave dhe...

Laura Fazliu e pesta në Grand Slamin e Budapestit

Xhudistja kosovare Laura Fazliu e ka mbyllur në vendin e pestë garimin në Grand...

Osmani për raportet me Kurtin: Bashkëpunuam për presidentin, por dallimet mes nesh mbeten

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Euronews Albania, ka folur për marrëdhënien e saj...

Richard Grenell: Ka mbështetje dy partiake për Hashim Thaçin në SHBA, tani është në dorën e Hagës

Emisari amerikan, Richard Grenell, ka thënë se më 16 shtator Haga do ta shpall...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...