HomeAktualeNjë muaj pritje: Sot vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit

Një muaj pritje: Sot vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit

spot_img

Sot më 9 shtator, Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet në orën 11:00, ku në rend dite është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Vetëvendosje pritet ta rikandidojë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, ndërsa PDK-ja pritet të propozojë Vlora Çitakun për nënkryetare, e LDK-ja Kujtim Shalën, transmeton Klankosova.tv.

Kjo seancë po vjen në një situatë mjaft të ndërlikuar politike, sepse ende nuk është e qartë nëse do të sigurohen votat e nevojshme.

Disa analistë dhe njohës të çështjeve kushtetuese e kanë vlerësuar këtë seancë si të parakohshme dhe si një veprim politik të partisë në pushtet.

Në anën tjetër, Aleanca ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në seancën konstituive. Pas mbledhjes së kryesisë të martën, kreu i kësaj partie, Ardian Gjini ka thënë se ky ka qenë qëndrimi i përgjithshëm i partisë dhe se vetëm një anëtar i kryesisë ka pasur mendim ndryshe.

Sipas tij, Kuvendi mund të konstituohet edhe sot, por nëse ndodh pa u respektuar ajo që Aleanca e konsideron si procedurë kushtetuese, atëherë çështja mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

Partitë tjera parlamentare shqiptare, LVV, PDK dhe LDK kanë konfirmuar se do të jenë të pranishëm në seancë.

Lajmet e Fundit

Messi bëhet pronar i Eldenses, blen 100% të klubit spanjoll

Lionel Messi është pranë një tjetër investimi të madh në futboll. Ylli argjentinas ka arritur...

Kuvendi shkon në pauzë, Haxhiu fton shefat e grupeve të partive në takim

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka kërkuar pauzë 30 minutëshe në seancën konstituive. Kjo pasi...

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiun është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Ajo mori 62 vota për dhe...

Instituti i Kosovës për Drejtësi mbështetë “Marshin për Liri”

Përfaqësuesit e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini kanë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...