HomeAktualeInstituti i Kosovës për Drejtësi mbështetë “Marshin për Liri”

Instituti i Kosovës për Drejtësi mbështetë “Marshin për Liri”

spot_img

Përfaqësuesit e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi, të cilët kanë shprehur mbështetjen për “Marshin për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në përkrahje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë.

Drejtori i IKD-së, Betim Musliu, zv. Drejtori Naim Jakaj dhe hulumtuesit Naim Jakaj dhe Qemajl Marmullakaj theksuan se IKD në vazhdimësi ka kërkuar që procesi në Hagë të zhvillohet në mënyrë të drejtë, të pavarur dhe në përputhje me standardet e gjykimit të drejtë.

Në këtë takim, përfaqësuesit e LKE i falënderuan përfaqësuesit e IKD për mbështetjen e ofruar, duke theksuar se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

12 shtator | Ora 14:00 | Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë

Marshi për Liri. Kosova po pret.

Lajmet e Fundit

Messi bëhet pronar i Eldenses, blen 100% të klubit spanjoll

Lionel Messi është pranë një tjetër investimi të madh në futboll. Ylli argjentinas ka arritur...

Kuvendi shkon në pauzë, Haxhiu fton shefat e grupeve të partive në takim

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka kërkuar pauzë 30 minutëshe në seancën konstituive. Kjo pasi...

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiun është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Ajo mori 62 vota për dhe...

Zemaj i LDK-së nuk pret që të përmbyllet konstituimi i Kuvendit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, pret që konstituimi i Kuvendit të...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...