Lionel Messi është pranë një tjetër investimi të madh në futboll.
Ylli argjentinas ka arritur marrëveshje në parim për të blerë 100% të aksioneve të CD Eldense, klubit që garon në Segunda División të Spanjës.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Messi do ta marrë klubin në pronësi të plotë dhe pa ortakë të tjerë. Marrëveshja është arritur me grupin investues kolumbian TH Soluciones Group, ndërsa finalizimi i operacionit pritet pas përfundimit të procedurave ligjore, auditimit dhe miratimit nga Këshilli i Lartë i Sportit në Spanjë.
Eldense, me bazë në Elda të provincës së Alicante-s, aktualisht luan në kategorinë e dytë spanjolle dhe ndodhet në vështirësi sportive, me vetëm dy pikë pas katër ndeshjeve të para. Klubi së fundmi shkarkoi trajnerin Claudio Barragán.
Ky do të jetë investimi i dytë i Messit në futbollin spanjoll gjatë vitit 2026. Në prill, argjentinasi bleu gjithashtu 100% të aksioneve të UE Cornellà, që garon në kategoritë e ulëta të futbollit spanjoll.
/Marrë nga Klan Kosova
Linku:
https://klankosova.tv/messi-behet-pronar-i-eldenses-blen-100-te-klubit-spanjoll

