Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë, duke ndërprerë veprimtarinë e këtij biznesi në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, e cila tha se institucioni që ajo drejton do të vazhdojë të ndërmarrë masa për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura të Kosovës.
“Si Ministri, do të vazhdojmë të veprojmë me vendosmëri për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura të Kosovës”, tha Pacolli.
Ajo theksoi se uji i pijshëm është pasuri publike dhe se mbrojtja e tij, sipas saj, nuk mund të jetë subjekt kompromisi.
“Uji i pijshëm është pasuri publike dhe mbrojtja e tij nuk ka kompromis!”, deklaroi Pacolli.

