HomeAktualeLiria ka Emër: Populli i Kosovës dha mesazhi të qartë, çlirimtarët janë...

Liria ka Emër: Populli i Kosovës dha mesazhi të qartë, çlirimtarët janë të pafajshëm

spot_img

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha, në konferencën e fundit për media në Prishtinë, falënderoi qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen masive në “Marshin për Liri”, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët ndodhen në Hagë.

Hoxha e cilësoi marshin si një aktivitet dinjitoz dhe madhështor.

“Mesazhi ishte i qartë, si në fotografi ashtu edhe në përmbajtje: Populli i Kosovës i shpalli çlirimtarët plotësisht të pafajshëm”, tha Hoxha.

Ajo shprehu mirënjohje të veçantë për organet e sigurisë për bashkëpunimin, si dhe për kompanitë dhe të gjithë kontribuuesit që ndihmuan në realizimin e marshit.

Duke folur për aktivitetet e zhvilluara para marshit të 12 shtatorit, Hoxha falënderoi komunat për organizimin e “Orëve të Pritjes”, si dhe qytetarët dhe organizatat që i kanë vendosur ato në mënyrë vullnetare.

Ajo gjithashtu shprehu mirënjohje të veçantë edhe organizatave të dala nga lufta dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për aktivitetet e përbashkëta në shtatë Zonat Operative, nën siglën “Zjarret e Lirisë”.

Platforma “Liria ka emër” shprehu gjithashtu mirënjohje për të gjitha bashkësitë fetare, grupet kulturore e sportive, komunitetet joshumicë, partitë politike dhe bizneset që kanë mbështetur në vazhdimësi marshin dhe aktivitetet e platformës.

Gjatë ditës së sotme, platforma “Liria ka emër” ka qenë pjesë e konferencës “Lufta për UÇK-në”, ku akademikë, përfaqësues të universiteteve dhe shoqërisë civile kanë trajtuar çështje që lidhen me kujtesën kolektive, historiografinë, rrëfimet për luftën dhe riinterpretimet që po derivohen nga proceset juridike.

“Faleminderit për bashkërrugëtimin dhe mbështetjen tuaj tash e gjashtë vjet”, përfundoi Hoxha.

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Bekim Sejdiu tregoi dinjitet, do të ishte zgjedhja e duhur për President

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tërheqjes së...

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president

Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për president të Republikës së...

Policia e Kosovës ndërmerr masa të sigurisë përgjatë aktiviteteve dhe zhvillimeve që ndërlidhen me datën 16 shtator

Policia e Kosovës, lidhur me zhvillimet e parapara për datën 16 shtator, ku pritet...

Ballkani dhe Dukagjini ndajnë pikët, Prishtina përfiton në krye

Ballkani dhe Dukagjini kanë mbyllur pa gola përballjen e javës në Superligën e Kosovës,...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...