HomeAktualeKurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet e reja, nevojiten vota shtesë...

Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet e reja, nevojiten vota shtesë për presidentin

spot_img

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja politike e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës duhet t’i sigurojë edhe votat e nevojshme në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja.

‘’Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë nuk i eviton zgjedhjet e reja, nëse nuk e zgjedhim edhe presidentin. Për ta zgjedhur presidentin neve na duhet që t’i kemi 2/3 [e deputetëve] të pranishëm në Kuvend”, tha Kurti.

Sipas tij, marrëveshja politike duket që s’ka qenë e mjaftueshme, “andaj ne e kemi të domosdoshme që t`i kemi aty të gjithë deputetët e marrëveshjes për kandidatin tonë të përbashkët prof.. Bekim Sejdiun ose të kemi edhe deputetë shtesë, pra kjo është shumë e rëndësishme’’, raporton Rel.

Sa për t’jua kujtuar, Kurti më herët ka thënë se kanë 74 vota tani për tani, pas 6 deputetë të LDK-së thanë se nuk e mbështesin kandidaturën e Sejdiut.

Nevojitet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë që votimi për president të jetë i vlefshëm.

Lajmet e Fundit

Messi bëhet pronar i Eldenses, blen 100% të klubit spanjoll

Lionel Messi është pranë një tjetër investimi të madh në futboll. Ylli argjentinas ka arritur...

Kuvendi shkon në pauzë, Haxhiu fton shefat e grupeve të partive në takim

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka kërkuar pauzë 30 minutëshe në seancën konstituive. Kjo pasi...

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiun është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Ajo mori 62 vota për dhe...

Instituti i Kosovës për Drejtësi mbështetë “Marshin për Liri”

Përfaqësuesit e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini kanë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...