HomeAktualeHaxhiu pranoi raportin vjetor të punës së Institutit të Krimeve të Kryera...

Haxhiu pranoi raportin vjetor të punës së Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë

spot_img

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, i cili më dorëzoi raportin vjetor të punës së Institutit.

Gjatë takimit drejtori Hetemi e njoftoi Kryetaren Haxhiu për punën e Institutit këtë vit, me theks të veçantë në procesin e verifikimit të të dhënave për secilën viktimë, në bazë të të cilave u hartua lista preliminare e viktimave të luftës, e publikuar në korrik.

Kryetarja e Kuvendit u shprehu drejtorit Hetemi dhe gjithë stafit të Institutit mirënjohje për profesionalizmin dhe për kujdesin me të cilin e trajtojnë çdo emër dhe çdo dëshmi.

“Për herë të parë, institucionet e Republikës së Kosovës i kanë regjistruar viktimat e luftës një nga një, duke u mbështetur në dokumente dhe dëshmi të verifikuara. Përballë mohimit të krimeve nga Serbia, ky dokumentim i saktë është përgjigjja jonë më e fuqishme. Kuvendi i Republikës së Kosovës, i cili miratoi ligjin për themelimin e Institutit, do të vazhdojë ta mbështesë punën e tij”, theksoi Kryetarja Haxhiu.

Lajmet e Fundit

Hoti: Mbi 122 premtime të mëdha, Kurti nuk i përfshiu në buxhet

Avdullah Hoti, ish-kryeministër dhe tani deputet i LDK-së, në një intervistë në EURO n’T7,...

Kurti në Irlandë kërkon ndihmë për procesin e anëtarësimit në BE

Kryeministri Albin Kurti, është pritur në takim në Parlamentin e Republikës së Irlandës nga...

Ardian Gola merr pjesë në takimin e parlamentarëve të APKE-së në Hagë

Kryesuesi i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit...

Presidentja pranon letër urimi nga Van der Bellen: Austria mbështet përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...