HomeKulturëAlbas sjell më shumë se 30 tituj të rinj sivjet në Panairin...

Albas sjell më shumë se 30 tituj të rinj sivjet në Panairin e Librit, prezanton biografinë për fëmijë “Unë jam Majlinda Kelmendi”

spot_img

Shtëpia Botuese Albas këtë vit në Panairin e Librit në Prishtinë, i cili do të mbahet nga 17 deri më 21 qershor në Pallatin e Rinisë, vjen me një fond të pasur prej më shumë se 30 titujsh të rinj.

Albas sjell për lexuesit një përzgjedhje të gjerë veprash, që shtrihen nga fusha e letërsisë artistike, librit për fëmijë, arsimit, shkencave shoqërore dhe botimeve enciklopedike.

Një nga veprat më të veçanta që do të prezantohet këtë vit është libri për fëmijë “Unë jam Majlinda Kelmendi” i autores Teuta Berisha.

Ky botim, që del për herë të parë ekskluzivisht në panair, është biografia e autorizuar e kampiones sonë olimpike, e shkruar në vetën e parë. Libri vjen në kuadër të kolanës “Më quajnë…” dhe shënon nisjen e serisë së re “Unë jam…”, dedikuar personazheve të gjalla të spikatura, duke sjellë rrëfime frymëzuese për lexuesit e vegjël.

Shtëpia Botuese Albas mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj për të promovuar kulturën e leximit dhe vlerat universale të librit, duke mbrojtur njëkohësisht të drejtën e autorit dhe duke ofruar tituj të rinj e cilësorë për lexuesit e të gjitha moshave.

SHB Albas mirëpret të gjithë lexuesit të na vizitojnë te shtandi ynë në Panairin e Librit në Prishtinë, për t’u njohur nga afër me botimet tona më të reja.

Lajmet e Fundit

Haaland: Nuk jam më i miri në botë, ky është realiteti

Sulmuesi Erling Haaland shënoi dy gola në fitoren 1-4 të Norvegjisë ndaj Irakut. Pas...

Përfundon numërimi i votave, këta pritet të jenë 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e...

Vedat Muriqi gëzon nxënësit e Shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren,...

Mblidhet kryesia e PDK-së, nisin përgatitjet për procesin e brendshëm zgjedhor

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të kryesisë, ku temë...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...