HomeSportVedat Muriqi gëzon nxënësit e Shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren

Vedat Muriqi gëzon nxënësit e Shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren

spot_img

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e njohur kosovar, Vedat Muriqi.

Vizita e sulmuesit prizrenas u shndërrua në një ngjarje të veçantë për fëmijët, të cilët e pritën me entuziazëm dhe duartrokitje të shumta.

Interesimi i madh i nxënësve për të takuar yllin e futbollit krijoi edhe grumbullime të konsiderueshme në ambientet e shkollës. Megjithatë, Muriqi u tregua i afërt me ta, duke ndarë autografe dhe duke realizuar fotografi me dhjetëra fëmijë që dëshironin të ruanin një kujtim nga ky takim, transmeton Klankosova.tv.

Sulmuesi i Kosovës, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Mallorcës në Spanjë, vazhdon të mbetet një nga emrat më të komentuar në futbollin kosovar.

Së fundmi, ai është përfolur për një transferim të mundshëm te gjiganti turk Fenerbahçe.

Takimi i Vedat Muriqit me nxënësit e Shkollës “Mustafa Bakiu” u vlerësua si një moment i veçantë dhe frymëzues, duke u dhuruar fëmijëve një përvojë të paharrueshme pranë njërit prej sportistëve më të suksesshëm shqiptarë.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...