HomeOpinioneDegjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

spot_img

Shkruan: Shyqyri Haxha

Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike, është kalbëzim i plotë moral i një klase politike që ka humbur çdo standard njerëzor. Këta njerëz nuk kanë as minimumin e përgjegjësisë ndaj vendit, ndaj qytetarëve, ndaj së vërtetës. Kur është në pyetje pushteti, nuk lënë gjë pa thënë, tradhti kombëtare, vrasje politike, bashkëpunim me armiq, akuza të ulëta, shpifje, baltosje pa kufi. Njëri e shpall tjetrin armik të shtetit sot, për nesër bëhen partnerë në qeveri pa asnjë turp.

Ky është absurdi më i madh, në publik sillen si armiq të përbetuar, në prapaskenë ndajnë tenderë, pasuri, favore, poste. Pra për hajni janë bashkë, për pushtet janë gati ta djegin vendin. Nuk është konflikt ideologjik, nuk është debat për politika publike, është luftë për kontroll dhe përfitim. Dhe në këtë luftë, Kosova është vetëm mjet, jo qëllim.

Ky cikël i ndyrë përsëritet pa fund, akuzojnë njëri-tjetrin për gjëra që në çdo shtet normal do të përfundonin në burg, pastaj bëhen bashkë, pastaj prishen, pastaj sërish akuza për tradhti kombëtare, dhe përsëri bashkohen kur vjen momenti për ndarje të pushtetit. Kjo nuk është politikë, është mashtrim kolektiv ndaj një populli që po lodhet duke dëgjuar të njëjtat gënjeshtra.

Edhe më keq, një pjesë e mediave janë bërë pjesë e kësaj loje të pistë. Gazetarë që sot “zbulojnë skandale”, nesër heshtin ose lavdërojnë të njëjtët njerëz, varësisht nga interesat. Nëse nuk marrin përfitime, sulmojnë pa mëshirë, në momentin që përfitojnë, ndryshojnë qëndrim brenda natës. Nuk ka më parime, nuk ka më etikë, vetëm interes.

Rezultati është një shoqëri e zhgënjyer, e lodhur, e zhytur në mosbesim total. Çdo zgjedhje po prodhon model edhe më të keq, më të paditur, më të papërgjegjshëm, më të degjeneruar. Standardet bien çdo vit, ndërsa arroganca e pushtetit rritet.

Kjo nuk është thjesht krizë politike, kjo është krizë e karakterit. Dhe derisa kjo klasë politike dhe ky mentalitet të mos sfidohen seriozisht, Kosova do të vazhdojë të sillet në rreth vicioz, me të njëjtët njerëz, të njëjtat gënjeshtra, dhe të njëjtin fund, stagnim dhe degradim.

Lajmet e Fundit

Kurti pret në zyrë ish-futbollistin e Prishtinës, Xhevdet Muriqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij ish-futbollistin e FC...

Avaria në Trepçë, 63 minatorët dalin nga miniera pas rikthimit të energjisë

Një avari në Trafon Tuneli, përkatësisht në sistemin 35 kV, ka shkaktuar ndërprerjen e...

Lidhjet ekonomike forcojnë marrëdhëniet Kosovë – Britani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Mbretërisë së...

U hodh shorti për edicionin e ri të Ligës U13-U15 për vajza

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës në prani të përfaqësuesve të...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...