HomeAktualeProtestat e studentëve në Shkup, Rexhepi: Po mbrojmë të drejtën që është...

Protestat e studentëve në Shkup, Rexhepi: Po mbrojmë të drejtën që është e garantuar me ligj

spot_img

Olti Rexhepi, organizator i protestës në Shkup, në emisionin “Info Magazine” komentoi protestën që do të mbahet nesër në Maqedoninë e Veriut për garantimin e përdorimit të gjuhës shqipe.

Rexhepi tha se studentët po mbrojnë një të drejtë që është e garantuar me ligj dhe theksoi se protesta nuk ka karakter nacionalist, por synon mbrojtjen e të drejtave gjuhësore dhe institucionale, shkruan Klankosova.tv.

Ai shtoi se kanë marrë mbështetje edhe nga studentët e Prishtinës, të cilët do t’i bashkohen në shenjë solidariteti.

“Duhet ta kemi të qartë, ne si studentë po mbrojmë diçka që është e garantuar edhe me ligj. Po ashtu, protesta dhe qëllimi jonë aspak nuk ka të bëjë me afera nacionaliste që e dëmton shtetin, përkundrazi ne po mundohemi të mbrojmë një të drejtë që e kemi të garantuar me ligj. Studentët janë më të bashkuar se kurrë, për shkak se do të ketë pjesëmarrje nga Kosova, nga Prishtina të themi më drejtë, për shkak se kjo protestë nuk prekë vetëm studentët e Maqedonisë së Veriut, studentët e Prishtinës do të bashkëngjiten për t’u solidarizuar për të mbrojtur një të drejtë që i prekë të gjithë”, tha Rexhepi në Klan Kosova.

Lajmet e Fundit

OEK dhe Universiteti Publik “Kadri Zeka” diskutojnë për bashkëpunimin në kuadër të “Anamorava Economic Forum 2026”

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, zhvilloi një takim zyrtar me rektoren...

BASHKIM BAJOKU RENDITET I 5-TI NË KAMPIONATIN EVROPIAN

Boksieri i Kosovës, Bashkim Bajoku (55 kg), ka përfunduar në vendin e 5-të në...

Granit Rugova pranohet në programin prestigjioz FIBA NXT Leaders

Granit Rugova, Drejtor i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore në Federatën e Basketbollit të Kosovës,...

Dardanët stërviten me intensitet maksimal për ndeshjen kundër Irlandës

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për...

Më të lexuarat

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...