Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për shpalljen e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haxhiu ka njoftuar se dy javë pas miratimit në Kuvend, ligji po hyn në fazën e zbatimit.
Ajo ka theksuar se çdo pasuri e personave që ushtrojnë funksione publike duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar.
Haxhiu ka bërë të ditur se Kuvendi do ta përcjellë nga afër procesin e ngritjes së Byrosë, ndërsa ka shtuar se qytetarët do ta vlerësojnë këtë ligj në bazë të rezultateve që do të prodhojë.

