Manaj: Emocion të rikthehesh, jemi të motivuar për Euro 2024

Manaj: Emocion të rikthehesh, jemi të motivuar për Euro 2024

Kjo është ftesa e parë nga trajneri Sylvinho për sulmuesin Rey Manaj. Bomberi kuqezi është pjesë e grumbullimit për ndeshjet miqësore me Kilin (22 mars) dhe Suedinë (25 mars). Në prag të këtyre sfidave, Manaj ka dalë në konferencën e zakonshme për mediet.

“Ekipin e gjej shumë mirë, është emocion të kthehesh pas 1 viti e gjysmë, të gjithë janë të motivuar se Evropiani është një gjë e madhe dhe të gjithë e presin. Kemi pasur takime me trajnerin por të gjithë lojtarët duhet të tregojnë veten në miqësore dhe më pas vendimin e merr trajneri se kë merr në ‘Euro 2024’. Viti i kaluar ka qenë i vështirë se pata këtë dëmtimin, pata të njëjtin lëndim. Për në Evropian vendos trajneri, brenda mendjes time mendoj që jam gati për të shkuar atje. Kam pasur gjithmonë komunikime trajneri më ka takuar në Londër, jam i kënaqur pasi është dhe grumbullimi i parë, tani besoj se kemi oportunitetin që të tregojmë veten në këto miqësore. Çelsin nuk e di, por kur një lojtar ka një dëmtim të rëndë duhet të stërvitesh, të marrësh formën ishte kryesore, në Sivas më bëri shumë mirë, ndikon dhe konfidenca. Duhet të jesh i fortë mentalisht”, ka thënë Manaj.

“Unë besoja që ftesa do vinte po të bëja mirë, dhe tani që kemi Evropianin e dytë për Shqipërinë është një oportunitet për të gjithë. E pres mirë dhe stadiumi do të mbushet, kërkesat janë të larta tifozët na kanë mbështetur gjithmonë dhe ekipi pa tifozët s’është asgjë, e rëndësishme dhe kryesorja është të jetë plot stadiumi që të japim 100% tonë”, ka përfunduar Manaj.