HomeAktualeArrestohet një shtetas gjerman, sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

Arrestohet një shtetas gjerman, sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

spot_img

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë arrestuar një shtetas të Gjermanisë, L.S., nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me krimin e organizuar dhe trafikimin e kundërligjshëm të armëve.

Si rezultat i hetimeve të përbashkëta, i dyshuari fillimisht është ndaluar në rajonin e Gjilanit, ku pas ndalimit, automjeti me të cilin po udhëtonte është dërguar për kontroll dhe skanim të mëtejshëm, ku janë zbuluar dhe sekuestruar 43 armë të gjata automatike.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e verpave penale:

· “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe
· “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, përfshirë verifikimin e origjinisë dhe destinacionit të armëve.

Policia e Kosovës dhe PSRK do ta informojë publikun lidhur me rastin, në përputhje me legjilsacionin në fuqi dhe duke mos cenuar integritetin e hetimit

Lajmet e Fundit

Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Diskutuam për rrugën përpara të dialogut

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka zhvilluar një takim me...

Maqedonci dhe Jashari vizitojnë ekipet mjekësore të FSK-së që po kalojnë procesin e validimit të kapaciteteve ROLE 1

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari,...

Kurti në Asamblenë Kombëtare të Francës: Synojmë zgjerimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se mbrëmë ka marrë pjesë...

Më 18 nëntor mbahet testi për kandidatët për gjyqtarë të Kushtetueses

Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese ka shqyrtuar...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...