HomeAktualeRama, Qeverisë: Ejani të bashkëpunojmë që Prishtina ta ketë Operën që e...

Rama, Qeverisë: Ejani të bashkëpunojmë që Prishtina ta ketë Operën që e meriton

spot_img

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar propozimin për ndërtimin e Operës, duke e akuzuar nivelin qendror për mungesë bashkëpunimi dhe koordinimi me Kryeqytetin.

Përmes një postimi, Rama ka ngritur pikëpyetje lidhur me pretendimet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në rastin e projektit “Ishulli Urban”, ndërsa ka kërkuar të dijë nëse e njëjta çështje po merret parasysh edhe në propozimin për ndërtimin e Operës.

Ai ka kritikuar gjithashtu gjendjen e institucioneve kulturore, duke theksuar se Teatri Kombëtar i Kosovës dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës kanë qenë të mbyllur për pesë vjet.

Postimi i tij:

TASH NUK PASKA TRASHËGIMI KULTURORE!
PROPOZIMI PËR OPERËN ATY KU PO E BLLOKOJNË KRYEQYTETIN NË EMËR TË TRASHËGIMISË!

A nuk ka trashëgimi kulturore tash aty ku po e bllokoni “Ishullin Urban”, projekt që lidh 30.000 banorë me qendrën?

Apo nuk përbën problem, kur ju duhet me paraqit një projekt kuturu, veç sa me thënë se po bëni diçka, pas vdekjes klinike të institucioneve kulturore prej se keni ardhë në pushtet?

❌Teatri Kombëtar i Kosovës 5 vjet i mbyllur.
❌Muzeu Kombëtar i Kosovës 5 vjet i mbyllur.

E tash, propozim për Operën!

Pa bashkëpunim me Kryeqytetin, pa koordinim e pa planifikim të përbashkët. Nuk e kam hallin që na ndeshen projektet. Sepse ju as nuk e filloni,si çdo projekt tjetër që e keni fol e nuk e keni realizu asnjëherë. Hallin e kam që qytetarët do të mbesin pa Operën.

Prandaj, ejani të bashkëpunojmë që Opera potencialisht të bëhet.

Ne jemi të gatshëm ta ndajmë hapësirën, t’i angazhojmë ekspertët më të mirë që kemi dhe t’ju ndihmojmë të kordinohemi në çdo hap.

Që në fund të fitojnë qytetarët dhe artistët ta kenë shtëpinë që e meritojnë.

Lajmet e Fundit

Sorensen takohet me Kurtin në Paris: Diskutuam për rrugën përpara të dialogut

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka zhvilluar një takim me...

Maqedonci dhe Jashari vizitojnë ekipet mjekësore të FSK-së që po kalojnë procesin e validimit të kapaciteteve ROLE 1

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari,...

Kurti në Asamblenë Kombëtare të Francës: Synojmë zgjerimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se mbrëmë ka marrë pjesë...

Më 18 nëntor mbahet testi për kandidatët për gjyqtarë të Kushtetueses

Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese ka shqyrtuar...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...